Pasditen dhe mbrëmjen e 21 janarit 2021, isha i angazhuar në disa televizione si i ftuar në lidhje me 10 vjetorin e kësaj ngjarje. Për këtë shkak nuk kisha mundësi të shihja çfarë po jepej paralelisht ne ekranet e tjera.
Diku afër mesnatës, një miku im, më nisi një lajm të botuar në një portal. Më pas më nisi linkun ku një ish-gazetar italiano-shqiptar, i kthyer gjatë viteve të fundit në një biznesmen në disa aktivitete përfshirë dhe median kishte komentuar në lidhje me protestën e 21 janarit të vitit 2011. Lajmin e portalit dhe videon e emisionit e kam parë vetëm gjatë paradites së djeshme.
Fillimisht kujtova se kjo do të ishte ndonjë shaka që ma bënte ndonjë nga kolegët. Por më pas në videon e emisionit pashë ish-administratorin e Gazeta Shqiptare dhe News24 deri në majin e vitit 2011, Karlo Bolino, që kishte vendosur me titra të mëdha mbi ekranin e medias së tij, se do tregonte për herë të parë, të vërtetën e videos së 21 janarit.
Heu thashë, çfarë ka bërë vaki?!
Por më pas pashë italianin e natyralizuar në shqiptar, të fliste përçartë dhe të tregonte çudira që më parë nuk kishte guxuar t’i thoshte as Sali Berisha.
Së pari, ai kishte stisur një intervistë në televizionin e tij, në formën e një rrëfimi. Por çuditërisht moderatori përballë tij, ishte pikërisht gazetari që kishte qenë live në transmetim gjate orëve tragjike të 21 janarit 2011, dhe që kishte mbuluar më pas edhe tentativën kriminale të ish-kryeministrit Berisha për të fshehur të vërtetën e asaj që kishte ndodhur.
Bolino, që thoshte se gjatë 21 janarit kishte qenë në shtëpinë e tij në Bari, i tregonte moderatorit që kishte transmetuar drejtëpërdrejtë protestën se çfarë kishte ndodhur!
Më tej struktura e emisionit ishte organizuar në atë formë, që gjatë pjesës më të madhe të emisionit të sulmohesha unë personalisht.
Madje të akuzohesha paturpësisht pikërisht pse bëra atë që duhej bërë me 21 janar 2011.
Aq i sëkëlldisur ishte i intervistuari, sa harroi që emisioni jubilar për 10 vjetorin e 21 janarit, duhej ti kushtohej ish-kryeministrit Berisha dhe premtimit të pambajtur të kryeministrit Rama për tetë vite me radhë.
Por në fakt objektiv i emisionit rezultoi, një sulm personal ndaj meje dhe tjetërsimi, apo manipulimi i të vërtetës së videos së 21 janarit.
Fiks pas 10 vitesh, ish-administratori Bolino, po manipulonte të vërtetën, duke bërë atë që kishte bërë Berisha pasditen dhe mbrëmjen e 21 janarit.
Në fakt pak e habitshme që Bolino dhe Berisha u bënë në një mendje pas 10 vitesh. Ndryshimi i vetëm ishte se Berisha më dërgoi zarfin me plumba në banesën time pas 21 janarit, ndërsa Bolino po me dërgonte një zarf “me plumba virtuale”, për të më kërcënuar tashme mediatikisht.
Ndërsa Berisha një ditë pas masakrës më cilësoi “një çakall tjetër”, Karlo avancoi më tej duke më akuzuar se unë kisha dashur të fshihja apo të zhdukja pikërisht videon që publikova.
Po si është e vërteta e asaj dite.
Karlo Bolino nuk ndodhej fare në Tirane, pasi ndodhej në Bari si drejtues i një gazete lokale atje.
Në drejtimin e televizionit në Tiranë si drejtor informacioni ishte Ilir Babaramo. Pra unë jo vetëm që nuk komunikoja fare, po fare me administratorin Karlo, por nuk kisha as mundësi për ta bërë një gjë të tillë gjatë asaj dite. Të gjithë në redaksi e mbajnë mend se unë përdorja një telefon të vjetër të markes Samsung, prodhim i fillim-viteve 2000, pikërisht të njejtin telefon që prokuroria e krimeve të rënda ma sekuestroi mesnatën e 15 shtatorit 2016, kur prokuroret e bindur të Berishës menduan të më shoqëronin live nga studiot e emisionit Opinion.
Ky aparat nuk kishte as internet, dhe asnjë lloj tjetër komunikimi përveç bisedave telefonike dhe ndërkohë funksiononte dhe si radio për të dëgjuar kanalet radiofonike shqiptare. Pra nëse nuk më telefonoje nuk kishe asnjë shans të komunikoje me mua.
Gjate ditës të 21 janarit, nga mëngjesi deri pas mesnate, unë nuk kam patur asnjë komunikim, jo vetëm me Karlon, por as me drejtorin e informacionit të News24, as me redaktorët, as me gazetarët. Pra askush nuk ka komunikuar me mua atë ditë nga zinxhiri komandues i News24.
Së dyti, ishim në vitin 2011 kur rrjetet sociale dhe komunikimi ndërkombëtar nuk ishte si sot. Karlo komunikonte me vartësit e tij me messenger të jashtëm. Ndërkohë të gjithë në News24 dhe Gazeta Shqiptare e dinë se unë nuk kam patur kurrë messenger të jashtëm në kompjuterin tim.
Karlo gënjen paturpësisht kur thotë se mua më kishin caktuar një detyrë gjatë protestës nga redaksia, në 21 janar dhe se unë duhej të përmbushja detyren.
Në atë kohe unë realizoja emisionin XHUNGEL, dhe merreshe në terren vetëm me ndonjë temë speciale apo ekskluzive.
Në 21 janar 2011, unë praktikisht nuk kisha asnjë detyrë ngarkuar nga News24 dhe asnjë komunikim me zinxhirin komandues të tij. Zero. Kam dalë në protestë si qytetar i thjeshtë. Kam patur me vete, një orë dore që shërbente edhe si telefon edhe si kamera e fshehtë.
Ndërkohë kam patur edhe një kamera dore, me të cilën kam bërë filmime që doja t’i përdorja për emisionin tim. Protesta është zhvilluar ditën e premte, emisioni XHUNGEL transmetohej ditën e hënë.
Kam shkuar dy orë para protestës, kam parë dhe filmuar vendosjen e policisë, të trupave të Gardës dhe të kamerave të medias. Pasi kam studiuar ku ishte pozicioni më i mirë, jam vendosur në ballkonin e katit të katërt midis dy kullave binjake.
Afro 4-5 metra në të majtën time, është vendosur kameramani Ervin Daja dhe pranë tij kamerat e Ora News, Vizion Plus etj.
Gjate 4 orëve të protestës, nuk patur asnjë komunikim dhe asnjë lidhje me News24. Kjo dëshmohet nga arkiva e Neës24 dhe nga tabulatet e telefonit tim që vazhdon të jete i sekuestruar në prokurori që nga viti 2016.
Kam parë nga pozicioni ku isha, më i miri i mundshëm, pasi unë u ngjita aty shumë kohë para protestës, se si kanë ndodhur ngjarjet. Pra kam parë me sy të lirë si janë kryer vrasjet dhe kisha bindjen e plote se vrasjet i kreu Garda e Republikës. Madje kisha bindjen që vrasjet i bëri skuadra speciale, pasi unë isha atë ditë një nga reporterët më të vjetër të kronikës në terren dhe i dalloja qartë shërbimet e Gardës, nga uniforma, nga paimi personal, nga armatimi dhe nga pozicioni ku ishin vendosur.
Pikërisht ky fakt më ndihmoi të kuptoj qartë se çfarë ndodhi.
Pasi ka mbaruar protesta dhe policia mori nën kontroll sheshin kam zbritur nga kullat, kam komunikuar me kameramanët Ervin Daja dhe të ndjerin Armand Hallvaxhiu, të cilët kishin pozicionet më të mira për të mbuluar ngjarjen. Gjatë bisedës me ta u kam kërkuar nëse e kishin kapur momentin kur kanë ndodhur vrasjet.
Vini ishte në pozicion dominues në lartësi, por pak diagonal me hyrjen nga Bulevardi të kryeministrisë, ndërsa Mandi ishte i pozicionuar poshtë zyrave të kryesisë së kuvendit dhe përballë me derën e kryeministrisë.
Karlo me intervistën e tij thotë se kamerat punonin me memori-kartë, dhe harron që në atë kohë në kishim kamera me kaseta mini-DV 60 minutëshe.
Gjatë transmetimit live, kamerat çonin sinjal direkt në televizion. Pra unë e dija se çdo pamje e transmetuar nga Vini dhe Mandi kishte shkuar në News24. Pas protestës kujtoj se Vin Dajën e kam pyetur nëse e kishte kapur momentin e vrasjes së personit te dera e bulevardit të kryeministrisë, sepse ne nuk e dinim që ai ishte Ziver Veizi.
Vini më ka thënë që duhej ta kishte kapur dhe se ndodhej nga fundi i kasetës diku nga minuta 54-56. Ndërsa Mandi më tha që nuk ishte i sigurtë, por me sy të lirë e kishte pare momentin kur Ziver Veizi kishte rënë në tokë. Edhe Mandi më tha se duhej të kontrolloja nga fundi kasetës.
Pra unë po i merrja kasetat me pamjet bruto, dhe këtë e kisha praktikë pune pas çdo ngjarje, për ti përdorur më pas, në emisionin Xhungël, sepse ndryshe do të më duhej ti gjeja në arkiv.
Aty jam ndarë me kameramanët dhe kam vazhduar të ndjek zhvillimet në terren sepse në Bulevard kishin dalë mjetet e Blinduara të repartit special RENEA.
Praktikisht unë kam kujtuar se vrasjet janë transmetuar nga televizioni im dhe nga mediat e tjera, sepse ishin aq hapur dhe sheshit sa më dukej e pabesueshme të mos i kishin filmuar.
Së dyti duke qenë në terren, nuk kisha mundësinë të shikoja se çfarë transmetohej në media pas protestës.
Së treti, askush nga stafi i News24 nuk më kontaktoi, sepse praktikisht në terren televizioni kishte gjithë reporterët e terrenit, të kronikës, politikës, madje dhe të sociales.
Unë kam vazhduar të ndjek zhvillimet mbrapa kryeministrisë sepse mora vesh që Berisha nuk ishte larguar ende nga godina, dhe se pas saj kishin ardhur disa grupe kriminale, me militantë të Berishës të armatosur.
Gjë të cilën e konfirmova sepse i pashë me sytë e mi, dhe ishin pak a shumë e njëjti kontigjent që Berisha kishte përdorur në ngjarjet e 14 shtatorit 1998 kur tentoi të bënte grusht shteti.
Situata ne lokalet mbrapa Kryeministrise ishte mjaft e rende.
Dukej qarte se ata njerez, qe sigurisht nuk ishin Policia e Shtetit apo Garda e Republikes, ishin te gatshem qe me nje urdher te Berishes, mund tia benin gjemen kujtdo qe u dilte perpara.
Mes tyre pashë edhe personazhe te perfshire ne serialin e pergjakshem te vrasjeve ne Tropoje, gjate viteve 1998-2002.
Ishin persona mjaft te rrezikshem, te bindur verberisht ndaj bosit te tyre, dhe kishin dhene prova se ishin te gatshem te kryenin krime per llogari te shefit. Ky fakt me shqetesoi shume dhe me tronditi.
Problemi tjeter qe kisha, ishte fakti se jo vetem une i njihja ata, por edhe ata me njihnin mire qysh nga vrasjet e pergjakshme ne Tropoje. Une shkoja gati çdo dy jave ne Tropoje, per te bere reportazhe apo raportime mbi vrasjet qe nuk ndalonin dhe ku sigurisht Berisha kishte pergjegjesine e vet.
Kur jam perballur me Berishen publikisht, per here te pare dhe te fundit ne jeten time, ne emisionin “Hapur” ne News24, me 26 shkurt 2018, ia kam thene ne sy, “I njoh vrasesit e tu, Sali Berisha. Prandaj ti nuk me tremb dot”…
I tronditur nga ajo qe pashe aty, kontaktova me dy drejtues komisariatesh te Tiranes qe mbulonin ate zone. U shpreha shqetesimin tim. Ne fakt e dija qe ata nuk kishin asnje mundesi të përballeshin me kete grup personash te armatosur deri ne dhembe.
Njeri nga shefat e komisariateve me tha:”Nuk i ka thirrur Berisha. Kane ardhur vetë. E kane detyrim dhe e kane ndjere si detyre qe te jene aty ne nje moment qe u duket i veshtire per Berishen. Ata jane problem jo vetem por opoziten por edhe per ne, sepse jane te paparashikueshem. Nuk dime si t’i largojme nga aty. Ua kemi kerkuar por nuk kane pranuar”…
Në fakt nje dite me pas mesova se kryetarit te opozites, Rama, i kishin derguar disa mesazhe ne telefonin e tij, ku e kercenonin me jete. Dhe kete e kishin bere haptazi pa u fshehur. Madje ne ate forme qe Rama ta merrte vesh se nga i vinte kercenimi.
Per fat i njihja personalisht ata njerez. Ishin nga veriu i vendit. Kishin vite qe jetonin ne Tirane ku gezonin bizneset apo benefitet qe kishin perfituar gjate qeverisjes se Berishes.
Ky grup personash, e cilesonte Ramen, si frikacak. Pikerisht per kete fakt ata nuk kishin fare frike se mund t’i arrestonte kush per kercenimin ndaj liderit te opozites. Ne fakt keshtu ndodhi, nuk u arrestuan kurre. I shoh apo pershendetem me ta gjate protestave qe organizon opozita vitet e fundit.
Duke pare shperberjen e policise nga protesta, dhe duke ditur se kush ishin njerezit qe tashme e kishin marre situaten ne dore, kisha frike se Berisha mund te reagonte shume ashper ndaj organizatoreve te protestes. Sidomos gjate oreve te nates. Per kete gje kisha pervojen se si reagonte ai pas cdo vrasje te orientuar politikisht ne Tropoje.
Diku pas ores 20:00, jam larguar nga aty dhe jam afruar prane selise se PS-së; tek bar Austria qe ndodhej prapa selise. Qellimi im ishte per te pare çfare po ndodhte aty, dhe kush nga personazhet e botes se krimit gjendej verdalle. Gjate protestes kisha dalluar persona me precedente penale apo te botes se krimit qe ishin prezent, por per fat te mire ata nuk u perfshine direkt ne perleshje me policine.
Taktika e tyre ne raste te tilla eshte vetem prezenca. Te duken para atyre qe neser do vine ne pushtet, per te treguar se i kane mbeshtetur ne dite te veshtire. Sigurisht dhe per te perfituar nga kjo. Keta lloj personazhesh qe kerkoja une, nuk perfshihen asnjehere ne konflikte te hapura me policine, ku aktiviteti i tyre mund te dokumentohet.
Jam ulur ne nje tavoline qe gjeta bosh, dhe kam pare çfare ndodhte aty. Tensioni dhe frika per ate qe do ndodhte me vone dukej haptazi. Te gjithe aty ia kishin friken kunderpergjigjes se Berishes. Nderkohe here pas here vinin militante qe sillnin informacion per te plagosurit apo per te vraret. Ishte nje rremuje e madhe.
Aty mesova se Berisha ishte shfaqur ne media pas ngjarjes dhe ia kishte hedhur gjithe fajin per dhunen dhe te vraret, opozites. Madje ai tha se ka prova per vrasjet dhe se kush i ka bere vrasjet. Tentova te shkoja ne shtepi. Ne ate kohe banoja ne lagjen Kombinat. Por per shkak te trazirave ne qytet nuk kishte autobuza urban. Per dreq nuk kisha leke as per te marre taksi. Keshtu qe u detyrova te kthehesha te Bar Austria ne pritje te ndonje grupi xhirimi qe do te kthehej ne News24. Dhe qe aty te merrja furgonin e fundit te News24 qe shperndante gazetaret qe nuk kishin makina per ne shtepi.
Jam vonuar aty deri nga ora 22:30, pasi grupi i xhirimit qe ndodhej te PS duhej te pasqyronte konferencen e fundit per median te Rames. Diku nga ora 22, Rama mbajti konferencen e fundit per ate dite, ne lidhje me ngjarjet ne bulevard. Selia e PS-se dukej si nje ambjent xhenazeje. Berisha dukej qarte qe pothuaj i kishte thyer.
Menjehere pas fjales se Rames grupi i xhirimit u nis per Shkoze, ku ishte redaksia e News24, dhe bashke me ta kam shkuar edhe une.
Drejtuesit e televizionit, i kam gjetur ose te larguar nga puna, ose ne oborr duke u bere gati te largoheshin per shkak te lodhjes se madhe te asaj dite. Kur kam hyre ne redaksi kishte shume pak njerez. Me teper ishin ne Gazeten Shqiptare sepse gazeta mbyllej vone.
Kam shkuar ne montazhin e News24, dhe kam gjetur aty gati per t’u larguar montazhierin tim, te emisionit Xhungel, Edlir Hushi. Sapo e pashe i dorezova tre kasetat qe mbaja ne duar, kaseten e kameras time, kaseten e Vinit dhe kaseten e Mandit. I thashe mundohu t’i hedhesh qe sot sa te mundesh, qe te mos vonoheshim te nesermen per te montuar emisionin.
E pashe qe u merzit, por i thashe me mire vonohemi pak sot sesa te kemi telashe neser.
Pak minuta me vone, hyra ne regjine e televizionit, ku gjeta vetem regjizorin Gezim Zotaj, pasi te tjeret ishin larguar. Ai ishte i perqendruar mbi kompjuter dhe dicka kerkonte. E pershendeta, e pyeta si kishte shkuar puna, dhe nga ekranet e regjise po ndiqja emisionet e televizioneve te tjera qe po transmetoheshin direkt per ngjarjen e dites.
U perqendrova te emisioni Opinion, ku Artur Zheji dhe ministrja Majlinda Bregu, po e benin cope duke e sulmuar pafundesisht Preç Zogajn. Madje duke e fajesuar opoziten per ngjarjet ne Bulevard. Ne nje moment u transmetua nje video, ku aludohej se nje person ne moshe te madhe, me thinja dhe me nje çader ne dore, kryente levizje te çuditshme ne castin kur vritej Ziver Veizi.
Kendi i kameras, qe kishte filmuar dukej qarte se ishte vendosur ne zyrat e kryesise se kuvendit. E kisha fiksuar kete fakt pa filluar protesta. Aty dallova qarte kameran e televizionit ABC News dhe kameramanin.
I habitur nga çfare po shihja, i kthehem regjizorit dhe i them.
“Ore nuk i keni transmetuar pamjet nga jane bere vrasjet?! Sepse vrasjet i ka bere Garda. E kam pare me sy te lire. Sidomos vrasjen e. Ziver Veizit qe ishte vetem 20-30 metra ne vije ajrore, nga pozicioni ku qendroja une”.
Regjizori me thote se edhe ai e mbante mend si skene. Ai nuk e kujtonte qarte, mbase dhe nga lodhja e asaj dite, nese ate pamje e kishte patur ne transmetim direkt apo e kishte pare ne pamjet qe vinin nga kamerat ne shesh.
Gezimi me tha se deri ne ate cast, thuhej se vrasjet i ka bere turma. – Nuk ka mundesi kjo, i thashe. Vrasjet i ka bere Garda e kam pare me syte e mi.
Dhe per ta bindur, i them hajde shikojme kasetat qe po rregjistronte ne kompjuterin e montazhit te Xhungles montazhieri, i cili per fat nuk kishte ikur.
Shkojme te dy aty, e nderpres punen e montazhierit, dhe i jap te paren kaseten e Ervin Dajes, pasi ishte kameramani qe kisha punuar per nje kohe te gjate, nga Tropoja deri ne parcelat me kanabis ne Lumin e Vlores. Kisha shume besim tek ai.
Duke kujtuar dhe minutazhin qe me kishte thene Vini, kapa direkt ate kasete, sepse do te humbnim kohe nese kontrollonim minute pas minute te treja kasetat.
I kerkoj montazhierit te mos humbte kohe por ta hapte kaseten ne minuten e 54-te. Vini kishte gabuar vetem me disa sekonda. Pikerisht, aty gjetem planin qe e kisha pare me sy te lire.
Dukej qarte qe Gardisti Agim Llupo hapte zjarr me automatik ne dore, dhe menjehere pasi flaka e qitjes dukej ne tyten e armes, Ziver Veizi perkulej pak djathtas dhe binte ne toke…
Mua me kapen emocionet, per fat kisha ne dore proven qe te vertetoja ate qe kisha pare me sy. I kerkoj montazhierit qe ta punonte pamjen, ta zmadhonte dhe pastaj te vendoste rrathe te kuq, tek gardisti qe hapte zjarr dhe te Ziver Veizi qe rrezohej i vdekur.\Gazeta Dita