Voal – Për gazetarin Artan Hoxha, masakra e djeshme në qytetin e Elbasanit, mund të ketë autorë të tjerë, e jo ata të fisit Memaj të Elbasanit, që janë në hasmëri me fisin tjetër Çapja.
Duke folur në News24, Hoxha u shpreh se historia e këtyre dy familjeve dihet dhe mes tyre ka shumë të vrarë, më të shumtë nga fisi Memaj.
Për gazetarin Hoxha, situatën e hakmarrjes mes fiseve Çapja dhe Memaj, mund të jetë shfrytëzuar nga një palë e tretë që mund të ketë konflikte me ta. E sipas tij, këta persona e kanë ditur se çfarë do që të ndodhte, të dyshuarit e parë për këtë ngjarje do të ishin pjesëtarët e fisit Memaj.
Ndërsa tek Opinion gazetari Artan Hoxha tha se sipas tij një element i rëndësishëm është numri i madh i gëzhojave të gjetur në vendngjarje, ku dyshimi është se ata janë qëlluar për tu shfarosur nisur edhe nga egërsia me të cilën janë qëlluar. Ndërkohë një element tjetër i rëndësishëm është edhe fakti që anëtarët e fisit Çapaj ishin të gjithë bashkë, dhe ata mund të jenë studiuar në lëvizjet e tyre.”
Komentet