“Takimet e fshehta të deputetit me Dritan Dajtin”, SHKB zbarkon në burgun 302
TIRANE – Deklarata e gazetarit Artan Hoxha në “News24” se në burgun 302 ka patur hyrje të fshehta të njërit prej deputetëve të Komisionit të Sigurisë, ka ngritur në këmbë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, përfaqësues të të cilit kanë zbarkuar sot në burgun ku vuan dënimin edhe Dritan Dajti.
Specialistë të SHKB-së kanë kryer rreth mesditës një kontroll në burgun 302, për të zbuluar se cili ishte deputeti që ka hyrë në institucionin e vuajtjes së dënimit dhe cilin prej të burgosurve ka takuar.
Një ditë më parë, gazetari Artan Hoxha deklaroi në rubrikën “Opinion” në News24 se një deputet i komisionit parlamentar të sigurisë ka zhvilluar një takim në burgun 302, ku ndodhet edhe Dritan Dajti, i akuzuar si kapobandë dhe autor i një masakre të pesëfishtë më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit, 4 prej viktimave policë.
Po në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot Ismailaj. Sipas Hoxhës, deputeti në fjalë ka deklaruar se do të takonte ish-zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin, i cili u arrestua për korrupsion por nuk e ka takuar.
“Para se të hynte në burg, deputeti ka kërkuar që të fiken kamerat e sigurisë, në mënyrë që të mos linte gjurmë”, tha Hoxha, i cili deklaroi se deputeti është takuar me Dritan Dajtin dhe një tjetër të burgosur që dyshohet se është Kastriot Ismailaj.
Gazetari Hoxha tha se deputeti mund të takojë çdo të dënuar, pasi këtë ia lejon ligji por se nuk është normale që kërkohen të mos lihen gjurmë, pra të mos funksionojnë kamerat.
(er.nu/BalkanWeb)
Hyrje
Duke konsudëruar krimn mizor në kampin famëkeq të Tepelenës ku vdiqën 300 fëmijë, pa gjurmë varri e pa emër, veç numërit të tyre, në vendosëm të iu japim një identitet se kane ekz . . .
Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të aviacionit shqiptar të të gjitha kohëve. Ai ishte njëri nga pilotët e grupit të parë që u përgatit, që nga fillimi, në shkollën . . .
Amos Chapple
Në një pasdite të ftohtë të një të shtune marsi, dy burra hapën me kujdes një hangar të epokës sovjetike, teksa tentonin që të ngadalësonin lëvizjen e derës të cil . . .
Turneu Moisi i fotografuar për Dagbladet në Østbanen këtë mëngjes. Nga e majta në të djathtë në rreshtin e parë : Raul Lange, i cili luan Valentinin, Moisiu, Karin Ewans, Elsa Basserman . . .
Aleksandër Moisiu — Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932, faqe n°3
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2025
Gazeta norvegjeze “Morgenbladet” ka botuar, të hënën e 5 shtatori . . .
1911-Tkurrja e menjëhershme e një muskuli ose e një grupi muskujsh shoqnue me dhimbje të forta quhet ngerrç… Asht shumë i perhapun nder “historianë” dhe “letrarë” antigegë!..
Asht i nj . . .
Muzeu Oriental “Bratko” në Korçë është shtëpia e disa prej siluetave të George D. Mborjes. Këto vepra janë të ruajtura në formatin e tyre origjinal, të kornizuara dhe të shënuara me emr . . .
Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. kalaja e Shkodrës, që mban emrin Rozafa, është një monument mijëvjeçar i ngritur në atë një kodër shkëmbore në hyrje të . . .
Një kryengritje kundër regjimit komunist, ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi i studiuesve Uran Butka e Sadik Bejko. Kryengritja . . .
‘National Geographic’, realizoi në numrin e tetorit 1980, një reportazh në Shqipërinë e izoluar prej regjimit komunist. Plot 36 vjet më vonë, ky shkrim i gazetarit turk, Mehmet B . . .
Vendimi i Byrosë Politike: “Çamët të dërgohen me forcë në Greqi, për të luftuar kundër Monarko-fashistëve”!
Në vitin 1944, të mbërritur me mijëra në Shqipëri, çamët nuk do të gjenin një . . .
Komentet