TIRANE- Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit, “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News 24 u shpreh skeptik për operacionet policore që ndalojnë makinat luksoze në rrugë me pretendimin se po godasin asetet e krimit në vend.
“Ne po flasim për një natyrë krejt tjetër të krimit që shkaktojnë vrasje në mes të qytetit, ata e kanë sfiduar shtetin ia kanë hedhur dorashkën. Janë të fuqishëm, kanë buxhet dhjetëra e qindra miliona euro edhe më të madh se Ministria e Brendshme, kanë burime logjistike”,- tha ai, siç raporton “BalkanWeb”.
Duke marrë shkas nga rastet në Elbasan e Vlorë, Hoxha tha se suksesin e një operacioni policie e tregon rezultati, por në realitet sipas tij nuk është kapur deri më tani kapur asnjë nga “kokat” apo “bosët” e krimit. Ai riktheu në vëmendje rastin e “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balilin të pakapur ende.
“Si nuk dëgjova në Elbasan, Vlorë apo Sarandë që të kapet një person me rrezikshmëri të lartë. Një vit e gjysmë u përfol për një person me rrezikshmëri të lartë, quhej Kelment Balili “Eskobari i Ballkanit”. Si ka mundësi që se përmend më njeri pas fushatës? A e kërkojnë më? Nëse e ke në kërkim dhe hesht dhe shkon atje ndalon çdo njeri që sheh me makinë luksi,mos prit rezultate. Këto operacione kanë efekt mediatik. S’ke sukses po nuk bashkëpunove me organe të tjera si Prokuroria apo Shërbimi sekret. S’ke shans t’i kapësh bosët e drogës me furgona policie”,- shtoi Hoxha, raporton “BalkanWeb”.
Komentet