Është ky konkluzioni i arritur nga gjyqtari Bujar Krasniqi i cili ka vendosur të rrëzojë kërkesë padinë e Bajraktarit i cili kërkonte që prokuroria të pushonte hetimet ndaj tij jo për shkelje administrative por për mos ekzistencë të faktit penal.
Në vendimin e gjykatës thuhet se: Hetimet janë të plota e të gjithanshme; fakti ekziston dhe konkretisht bëhet fjalë për dy punonjësit e Z.Q.K.Interpol Tirana, shtetësja Loreta Alla si dhe ankuesi Artan Bajraktari. Sipas gjykatës dy zyrtarët gjatë detyrës së tyre funksionale, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, të cilat normojnë punën e tyre, konkretisht duke mosvepruar brenda afatit ligjor, menjëherë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni, në kryerjen e procedurave per vënien në dispozicion të praktikës së ekzekutimit të Urdhërit Ndërkombëtar të Arrestit, të shtetasit Mark Frroku, organeve kompetente Prokurori e Përgjithshme /Ministri i Drejtesisë.
Pas hetimit të këtij fakti prokuroria i pushoi hetimet ndaj Bajraktarit dhe Allës me argumentin se ata kishin kryer shkelje administrative të ligjit, por me këtë vendim s’u pajtua Artan Bajraktari i cili tashmë ka humbur dhe procesin gjyqësorë me prokurorinë. Bajraktari dhe Alla u arrestuan e hetuan më pas në gjendje të lirë për rastin e Frrokut, ndërsa tashmë Bajraktari është rikthyer sërish në krye të zyrës së Interpol Tirana./Shqiptarja.com
Komentet