Arta, mbylle dritaren-me fytyrë në oborr
Se duhmë e të vdekurve vjen nga jug i largët.
Qindra vjet’e dashur’me plumba në kraharor
Trualli po vjell vetëm vrer e gjak….
Arta, mbylle dritaren se drithmën ma ngjesin
të vdekurit’ që këmbët i lidhin mbi gur
Nga shtizat në grykë-shoqet e tua s‘dua të vdesin
bijë e dashur’
se e rëndë është vdekja me dhunë.
Arta, mbylle dritaren, krisma zemrën ma shkund,
Prej vdekjes së dytë tremben të vdekurit gjithkund.
Komentet