Ozil në Arsenal erdhi në shtator të vitit 2013. Që atëherë për “topçinjtë” ka luajtur 95 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 16 gola
LONDËR – Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger zbulon sekretin e suksesit të Mesut Ozilit i cili këtë sezon ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer. Futbollisti gjerman në 19 xhirot e deritanishme ka bërë 16 asiste dhe ka shënuar tre gola, ndërsa sipas trajnerit të tij, pa shumë trajnim.
Ozil këtë sezon ka filluar në 18 nga 19 ndeshjet në Premier Ligën, që në fakt është shumë e rëndësishme nëse merret parasysh fakti se shumica e mesfushorëve të Arsenalit janë të dëmtuar. Wenger për momentin nuk mund të llogaris në lojtarët Santi Cazorl, Jack Wilshere, Alexis Sanchez, Tomas Rosicky, Mikel Arteta dhe Francis Coquelin.
“Ozilit i kam dhënë një herë një javë pushim për shkak të ndeshjes me kombëtaren. Momentalisht nuk trajnon shumë, e kemi lënë të pushojë shumë në mes të ndeshjeve. Ai është një djalosh i cili nëse fiton kondicion fizik nuk ka nevojë të zëvendësohet në mes të ndeshjeve, por vetëm dëshiron të luajnë. Ekzistojnë tri lloje të lojtarëve, kryesisht teknikë, të cilët duken sikur ata kanë nevojë për më pak energji për të luajtur. Kjo është e natyrshme për ta”, ka thënë Wenger për mediat britanike.
Ozil në Arsenal erdhi në shtator të vitit 2013. Që atëherë për “topçinjtë” ka luajtur 95 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 16 gola. aa
Komentet