Civilët e larguar pasi forcat e regjimit kanë marrë nën kontroll disa rajone në jug të qytetit Dera në jug të Sirisë, janë mbledhur në pjesën kufitare me Jordaninë
AMMAN – Ka arritur në 270 mijë numri i personave që kanë emigruar në kufirin e Jordanisë duke u larguar nga sulmet e regjimit të Asadit në Siri.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Jordani, Hitham al-Melkavi, në një deklaratë për AA është shprehur se 270 mijë sirianë janë në pritje në kufirin me Jordaninë pasi janë larguar nga konfliktet në Dera. Po ashtu Melkavi, ka informuar se 135 mijë prej këtyre personave përbëhet nga fëmijët.
Duke bërë të ditur se kishin parashikuar se numri i emigrantëve në jug-perëndim të Sirisë do të arrinte në një maksimum prej 200 mijë persona, Melkavi tha se pavarësisht kësaj numri aktual ka tejkaluar shifrat e parashikuara.
Komentet