Mancini të hënën mbrëma në Romë u takua me zëvendës-komisarin e FFI-së Alessandro Costacurta dhe drejtorin e ekipit kombëtar Gabriel Oriali, me të cilët dakordoi kushtet që zyrtarisht duhet të bëhet trajner i azurëve
ROMË – Trajneri i Shën Petersburgut, Roberto Mancini ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Italisë (FFI) për të marrë përsipër ekipin kombëtar të futbollit, lajmërojnë mediat italiane.
Mancini të hënën mbrëma në Romë u takua me zëvendës-komisarin e FFI-së Alessandro Costacurta dhe drejtorin e ekipit kombëtar Gabriel Oriali, me të cilët dakordoi kushtet që zyrtarisht duhet të bëhet trajner i azurëve.
Ish-trajneri i Manchester City-it me siguri do të marrë pozitën e trajnerit pas përfundimit të kampionatit vendor rus më 13 maj, transmeton gazeta italiane “Sky”.
Marrëveshja u arrit pasi trajneri me përvojë Carlo Ancelotti refuzoi ofertën e FFI-së.
Italia është pa zgjidhje të përhershme për trajnerin e kombëtares që nga nëntori i vitit të kaluar kur pas dështimit në barazhin për Kampionatin Botëror në vitin 2018 u shkarkua Gian Piero Ventura. aa
Komentet