BUENOS AIRES – Matias Messi (32 vjeç), vëllai i yllit argjentinas të futbollit, Lionel Messi, u arrestua në Rosario për armëmbajtje pa leje, dhe pasi kaloi disa orë në stacionin policor ai u lirua.
Mediat argjentinase njoftuan se Matias Messi refuzoi të tregojë patentën e shoferit policisë në qytetin e tij të lindjes Rosario tregon gjatë një kontrolli rutinë, ndërkohë më pas policia kontrolloi automjetin e tij dhe gjeti një armë për të cilën nuk kishte leje.
Me rastin e arrestimit Matias i ka rezistuar policisë. Pas disa orësh të marrjes në pyetje, ai u lirua, kurse kundër tij ka filluar një proces gjyqësor.
Vëllai i madh i futbollistit Lionel, ishte arrestuar edhe shtatë vjet më parë për një incident të ngjashëm, kur në qendër të Rosarios mbante armë pa leje.
Komentet