Ismail Morina ose i njohur ndryshe si ‘Ballisti’, personi i cili ngriti dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri të vlefshme për eliminatoret e ‘Euro 2016’, ka sërish probleme me autoritetet. Kësaj radhe ai është arrestuar në Gjenovë të Italisë.
Ndalimi i Morinës erdhi pasi tentoi të përdorte një dror në një zonë të palejuar në Milano dhe në orar të papërshtatshëm, shkruan La Repubblica.
Karabinierët e ndaluan gjatë një kontrolli rutinë. Pas shoqërimit në polici, autoritetet italiane panë që ishte i njëjti person i arrestuar edhe nga policia shqiptare në Tiranë në vitin 2015, nga frika se mund të shkaktonte trazira në stadiumin “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Komentet