VOAL

VOAL

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e deputetes Jo Cox

June 18, 2016

Komentet

Izraeli sulmon dhe arreston regjisorin palestinez, fitues të çmimit Oscar

Regjisori palestinez i dokumentarit fitues të çmimit Oscar No Other Land është arrestuar nga ushtria izraelite pasi kolonët e maskuar sulmuan shtëpinë e tij. Sipas pesë aktivistëve hebrenj amerikanë që dëshmuan sulmin, Hamdan Ballal, një nga katër regjisorët e filmit që dokumentoi shkatërrimin e fshatrave në Bregun Perëndimor, u rrethua dhe u sulmua nga një grup prej rreth 15 kolonësh të armatosur në Susya në zonën Masafer Yatta në jug të Hebronit.

“Ata filluan të gjuanin gurë drejt palestinezëve dhe shkatërruan një rezervuar uji pranë shtëpisë së Hamdanit,” tha Joseph, një nga aktivistët nga Qendra për Jo-Dhunë Hebraike, i cili kërkoi të mos përdorej emri i tij i plotë për arsye sigurie.

Dëshmitarët thanë se një grup ushtarësh mbërritën në vendngjarje së bashku me kolonët e tjerë të veshur me uniformë ushtarake, të cilët e ndoqën Hamdanin deri në shtëpinë e tij dhe ia dorëzuan ushtrisë.

“Kolonët shkatërruan makinën e tij me gurë dhe çanë njërën nga gomat. Të gjitha xhamat janë thyer”,  tha një tjetër dëshmitar.

Ballal u plagos nga kolonët dhe u mor nga ushtria izraelite. Anëtarët e grupit aktivist filmuan sulmin dhe më pas hynë në shtëpi dhe panë gjak mbi dysheme, për të cilin një anëtar i familjes tha se ishte derdhur kur Hamdani u godit në kokë.

Bashkëdrejtori izraelit Yuval Avraham shkroi në X se Ballal u sulmua dhe ka postuar një video ku shihet një kolon i maskuar që dyshohet se sulmon shtëpinë e Ballal.

“Që atëherë nuk ka asnjë lajm dhe nuk është e qartë nëse po merr kujdes mjekësor dhe çfarë po ndodh me të”, tha ai.

Sipas një dëshmitari okular, katër palestinezë u plagosën nga gjuajtja me gurë, shumica prej tyre lehtë. Policia tha se tre palestinezë u arrestuan, duke përfshirë një të mitur izraelit, i cili më vonë u lirua për shkak të plagëve të marra pasi u godit nga një gur.

Më 3 mars, “No Other Land”, i cili rrëfen shkatërrimin e fshatit palestinez Masafer Yatta në Bregun Perëndimor nga IDF, fitoi Oscarin për dokumentarin më të mirë. Filmi përfshinte dy regjisorë palestinezë, Ballal dhe Basel Adra, të dy banorë të Masafar Yatta, dhe dy regjisorë izraelitë, Yuval Abraham dhe Rachel Szor.

Në skenën në Los Anxhelos, dy nga katër regjisorët e filmit, një izraelit dhe një palestinez, bënë thirrje për të drejta për palestinezët dhe një zgjidhje të negociuar të konfliktit. Avraham, foli për shkatërrimin e Gazës dhe gjithashtu për pengjet izraelite, të rrëmbyer brutalisht më 7 tetor.

“Ka një rrugë tjetër, një zgjidhje politike, pa supremaci etnike, me të drejta kombëtare për të dy popujt tanë”, tha ai. Disa ditë pas fjalimit të Avrahamit për Oscar, Fushata Palestineze për Bojkotin Akademik dhe Kulturor të Izraelit (PACBI) lëshoi një deklaratë duke dënuar dokumentarin për shkeljen e “udhëzimeve kundër normalizimit” të lëvizjes. Kreu i këshillit bashkiak të fshatit palestinez Susya, kishte një mendim tjetër dhe falënderoi aktivistët për mbështetjen e tyre, përfshirë edhe ata izraelitë. Dokumentari, pavarësisht çmimit Oscar, nuk ka gjetur ende një distributor në Amerikë.  sn

SHBA- Trump vendos 25% tarifa për vendet që marrin naftë nga Venezuela

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se do të vendosë tarifë prej 25% për çdo vend që blen naftë nga Venezuela.

Me anë të një postimi në Truth Social, Trump theksoi se Venezuela mbetet një vend armiqësor për SHBA-në dhe sipas tij, asnjë shtet nuk duhet asnjë lloj marrëdhënie.

Venezuela ka qenë shumë armiqësore re ndaj Shteteve të Bashkuara dhe lirive që ne i përkrahim. Prandaj, çdo vend që blen naftë dhe/ose gaz nga Venezuela do të detyrohet t’i paguajë një tarifë prej 25% Shteteve të Bashkuara për çdo tregti që bëjnë me vendin tonë”, shkroi Trump.

CNN raporton se Trump njoftoi se këto tarifa do të hyjnë në fuqi me 2 prill dhe tha se do të shpallë një numër tarifash reciproke ndaj kombeve të tjera, një ditë që ai i referohet si ‘dita e çlirimit’. sn

Elon Musk: Do doja të vdisja në Mars, qëndrimi në Tokë është rrezik

Elon Musk ka bërë deklarata që kanë tejkaluar imagjinatën e njerëzve, por asnjë nuk është më e çuditshme se kjo: “Do të doja të vdisja në Mars.” Ai e tha këtë për herë të parë në vitin 2013 gjatë një ngjarjeje në South by Southuest, dhe më shumë se një dekadë më vonë, vazhdon të jetë i vendosur për këtë qëllim.

Obsesioni i Musk për mbijetesën ndërplanetare është më shumë se një dëshirë për të shpëtuar nga një katastrofë kozmike – është pjesë e një vizioni më të gjerë për një të ardhme që vlen të presësh. Siç shprehet ai në faqen e internetit të SpaceX, “Ju dëshironi të zgjoheni çdo mëngjes dhe të mendoni se e ardhmja do të jetë e mrekullueshme – dhe ky është koncepti i qytetërimit hapësinor.”

Ai shpjegon më tej: “Ka të bëjë me besimin në të ardhmen dhe mendimin se ajo do të jetë më e mirë se e kaluara. Nuk mund të mendoj asgjë më emocionuese se të jem atje, mes yjeve.”

Por kjo nuk është thjesht një fantazi e një miliarderi. SpaceX është në një projekt aktiv për të realizuar këtë. Së fundmi, Musk njoftoi se Starship do të niset për në Mars deri në fund të vitit të ardhshëm, dhe do të transportojë vetëm robotin humanoid të Teslës, Optimus.

Nëse ky mision ka sukses, njerëzit mund të jenë në Mars nga vitet 2029-2030. Por për Musk, kjo nuk është thjesht për të vizituar planetin, por për të jetuar atje. Pse? Ai argumenton se mbijetesa në Tokë është e rrezikuar nga fatkeqësitë klimatike, ndikimet e asteroideve dhe avancimi i Inteligjencës Artificiale. Për Musk, Marsi nuk është një opsion rezervë – është një çështje mbijetese. bw

Papa Françesku kthehet në Vatikan. Ndalon të përshëndesë policinë dhe vendos lulet e para në Santa Maria Maggiore. Meloni mesazh urimi

Papa Françesku mbërriti këtë të dielë në Vatikan. Procesioni hyri nga Porta del Perugino, më e afërta me Santa Marta.

Para se të hynte, Françesku ndaloi pak për të përshëndetur policinë. Pasi u largua nga Gemelli, Papa Françesku bëri diçka të paplanifikuar: ai shkoi në Santa Maria Maggiore dhe la një buqetë me lule në hyrjen anësore të bazilikës në shenjë falënderimi për Madonën pas qëndrimit të gjatë në spital.

Lulet u lanë në hyrje të sakristisë. Më pas kortezhi i makinave rifilloi udhëtimin e tij për në Vatikan.

Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një postim të saj në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen ne Vatikan, kreut të kishës Katolike. bw

 

Sulmet izraelite vrasin të paktën 19 persona në Gazë

Shkatërrimet në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite. 5 mars 2025

 

Radio Evropa e Lirë

Sulmet ajrore izraelite në mbarë jugun e Rripit të Gazës kanë vrarë të paktën 19 palestinezë gjatë natës midis 22 dhe 23 marsit.

Në mesin e të vrarëve janë edhe një udhëheqës i lartë politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe disa gra dhe fëmijë.

Ushtria izraelite ka urdhëruar njerëzit që të evakuohen nga pjesë të qytetit të Rafahut, që gjendet në kufi me Egjiptin. Ushtria tha se shumë shpejt do të veprojë kundër militantëve në zonën e Tel al-Sultan – që ka pësuar dëme të mëdha për shkak të bombardimeve paraprake – në Rafah. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse urdhri për evakuim sinjalizon një operacion të ri tokësor të Izraelit.

Izraeli kishte nisur një ofensivë të madhe në Rafah majin e vitit të kaluar, kur mori nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit me Egjiptin dhe një pikëkalimi të rëndësishëm.

Ndërkaq, Hamasi tha se Salah Bardawil, anëtari i byrosë të tij politike dhe Parlamentit palestinez, u vra gjatë sulmeve në Mavasi. Edhe gruaja e tij është vrarë gjatë sulmeve.

Bardawil ishte një anëtar i njohur i krahut politik të grupit radikal palestinez, i cili gjatë viteve të fundit ka pasur edhe interviste për media të ndryshme.

Ndërkaq, dy spitale në jug të Gazës thanë se kanë pranuar trupat e 17 palestinezëve të vrarë në sulmet gjatë natës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Izraeli javën e kaluar i dha fund armëpushimit që kishte me Hamasin dhe nisi një valë sulmesh ajrore që kanë lënë të vrarë qindra palestinezë në Gazë.

Armëpushimi i arritur në janar, pezulloi luftimet e ashpra që u nxitën nga sulmi i Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor 2023. Hamasi kishte vrarë afër 1.200 persona dhe kishte rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë 49.747 palestinezë dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, mbi gjysma e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Izraeli, ndërkaq, pa ofruar dëshmi ka pretenduar se ka vrarë afër 20.000 militantë.

Vatikan- Papa Françesku do të bekojë dhe do të përshëndesë nga spitali besimtarët gjatë meshës së të dielës

Papa Françesku do të përshëndesë dhe do të bekojë të dielën, gjatë meshës që mbahet në Vatikan, nga spitali “Gemelli” i Romës, besimtarët në mbarë botën. Kjo është dalja e parë  publike  e tij, pas pesë javësh i shtruar si pasojë e pneumonisë bilaterale.

Papa Franesku,  88-vjeç është parë nga publiku vetëm një herë që kur u shtrua në spital më 14 shkurt, në një fotografi të publikuar nga Vatikani javën e kaluar, e cila e tregonte atë duke u lutur në një kishëz spitalore.

Vatikani tha të premten se gjendja e Papës po përmirësohet, por një zyrtar tha se ai mund të duhet të “mësojë të flasë” pas përdorimit të zgjatur të terapisë me oksigjen të lartë.

“Papa po ecën shumë mirë, por oksigjeni me rrjedhje të lartë i thahet gjithçka. Ai duhet të mësojë përsëri se si të flasë, por gjendja e tij e përgjithshme fizike është si më parë,” tha të premten kardinali Victor Fernandez, raportoi Reuters.

Vatikani shtoi se gjendja e Papës ishte e qëndrueshme, me disa përmirësime në frymëmarrje dhe lëvizshmëri. Ai konfirmoi se ai nuk përdor më ajrosje mekanike për të marrë frymë gjatë natës, por në vend të kësaj merrte oksigjen përmes një tubi të vogël nën hundë. Gjatë ditës, ai përdor më pak oksigjen me rrjedhje të lartë.

Mjekët nuk kanë dhënë asnjë indikacion në lidhje me daljen e tij nga spitali, tha Vatikani. Në fillim të këtij muaji, një regjistrim audio i Papa Françeskut duke folur në spanjishten e tij amtare u luajt në sheshin e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit. Zëri i tij ishte pa frymë teksa falenderonte besimtarët katolikë për lutjet e tyre.

Kardinali, i cili është kreu i zyrës doktrinale të Vatikanit, hodhi poshtë spekulimet se Papa do të ndiqte paraardhësin e tij Benedikt XVI dhe do të jepte dorëheqjen nga papati.

Kur u pyet nëse ai mendonte se Papa mund të lirohej në kohë për Pashkën që bie më 20 prill, kardinali tha se nuk e dinte. Papa Françesku ka kaluar gati 12 vjet si udhëheqës i Kishës Katolike Romake. bw

‘Të tmerruar nga viktimat civile në Gaza’- Franca, Gjermania dhe Britania kërkojnë kthimin e armëpushimit

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shprehur shqetësim të thellë për rifillimin e sulmeve izraelite në Gaza, duke i cilësuar ato një “hap dramatik prapa” si për popullsinë palestineze ashtu edhe për robërit e mbajtur në territorin e rrethuar.

Në një deklaratë të përbashkët, tre vendet evropiane bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke dënuar viktimat civile si pasojë e dhunës së përshkallëzuar. “Ne jemi të tmerruar nga viktimat civile dhe bëjmë thirrje urgjente për një kthim të menjëhershëm të armëpushimit”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Parisi, Berlini dhe Londra i kërkuan të gjitha palëve të përfshira të rikthehen në negociata për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

“Më shumë gjakderdhje nuk është në interesin e askujt. Izraeli duhet të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të lejojë që ndihma të rrjedhë menjëherë,” thuhet më tej në reagimin e përbashkët.bw

Çfarë kthese! Kina mund të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Ukrainë

Përfaqësuesit kinezë kanë zhvilluar bisedime jozyrtare në Bruksel, duke hetuar se si do të reagonin vendet evropiane ndaj kësaj ideje, – raporton Welt am Sonntag.

Sipas diplomatëve në Bruksel, përfshirja e Kinës mund të rrisë shanset që Rusia të pranojë vendosjen e forcave paqeruajtëse në Ukrainë.

Ky zhvillim vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin, që ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar për më shumë se dy vite.bw

Paralajmërimi bërthamor i Britanisë për Putinin në mes të krizës së NATO-s

Dje Kryeministri anglez, Keir Starmer, mori pjesë në inaugurimin e nëndetësen së re bëthamore  HMS Agamemnon që u ndërtua për të zëvendësuar klasën Vanguard, në një ceremoni në Barrow-in-Furness.

Po dje, pas ceremonisë në Barrow, Sir Keir dhe ministri i mbrojtjes, Healey takuan zyrtarë të mbrojtjes nga 31 vende aleate në selinë ushtarake të Northwood në Londër.

Prej andej, si kryeministri ashtu edhe ministri i mbrojtjes lëshuan disa mesazhe të ashpra. Britania mund t’u bëjë ‘dëm të pallogaritshëm’ kundërshtarëve me armët e saj bërthamore, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes në një paralajmërim të ashpër drejtuar Vladimir Putin.

Keir Starmer i dërgoi gjithashtu një mesazh Moskës se do të ketë ‘pasoja të rënda’ nëse shkel ndonjë marrëveshje paqeje me Kievin. Ai shtoi: “Ne nuk duhet të luftojmë për faktin se jemi një fuqi bërthamore, se ne kemi një parandalues të pavarur bërthamor.”

Kryeministri tha se planifikimi ushtarak përfshin ofrimin e mbështetjes për Ukrainën nga ajri, deti dhe toka nëse arrihet një marrëveshje.

Por ai përjashtoi mundësinë e rishpërndarjes së trupave të Mbretërisë së Bashkuar nga vende të tilla si Estonia për t’u angazhuar në Kiev, duke thënë: “Nuk ka asnjë tërheqje nga angazhimet tona ndaj vendeve të tjera”. Ai shtoi: “Qëllimi i aranzhimeve të sigurisë është t’i bëjë të qartë Rusisë se do të ketë pasoja të rënda nëse ato do të shkelin ndonjë marrëveshje.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një element evropian me prirje përpara, për të cilin unë kam punuar intensivisht, padyshim me francezët, që i bashkon këto vende aleate dhe më gjerë.”

Ndërkohë, Putini ka kërkuar, nga ana tjetër, një ndalesë të plotë të të gjithë mbështetjes ushtarake dhe të inteligjencës për Ukrainën si çmimin e një marrëveshjeje. Rusia aktualisht zë rreth një të pestën e vendit pas një pushtimi në shkallë të plotë në 2022.bw

Financial Times zbulon planin e evropianëve për të bindur Trumpin: Brenda 2035-ës do të zëvendësohet barra e SHBA-ve në NATO

Anëtarët evropianë të NATO-s po hartojnë një plan për të zëvendësuar gradualisht SHBA-në si garantuesin e tyre kryesor të mbrojtjes gjatë pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, raportoi të enjten Financial Times, duke cituar burime.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe vendet nordike janë tani në bisedime për një propozim të mundshëm që do të zhvendoste barrën ushtarake dhe financiare të mbrojtjes së bllokut larg Uashingtonit, thanë katër zyrtarë evropianë të paidentifikuar për Financial Times. Qëllimi përfundimtar është të paraqesë planin në SHBA përpara samitit vjetor të NATO-s në Hagë këtë qershor, sipas raportit.

Përpjekja pasqyron frikën e përhapur midis anëtarëve evropianë të NATO-s se SHBA, nën Presidentin Donald Trump, mund të refuzojë angazhimet e saj të mbrojtjes ose të largohet krejtësisht nga blloku. Ndërsa bisedimet thuhet se janë duke u përshtatur si ofrim i një tranzicioni të menaxhuar dhe afatgjatë, zyrtarët evropianë kanë pranuar në FT se afati kohor prej pesë deri në dhjetë vjet duket jashtëzakonisht ambicioz.

“Rritja e shpenzimeve është e vetmja lojë që kemi: ndarja e barrës dhe zhvendosja e numrit nga mbështetja e SHBA-së”, tha një zyrtar për FT. “Ne po i fillojmë ato bisedime, por është një detyrë kaq e madhe saqë shumë janë të mbingarkuar nga shkalla e saj.”

Sipas gazetës, plani mund të përfshijë angazhimet e BE-së për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe rritjen e aftësive ushtarake, të cilat potencialisht mund të bindin Trump të pajtohet me një transferim gradual të përgjegjësive dhe të lejojë SHBA-në të përqendrohet në Azi.

Megjithatë, disa vende evropiane thuhet se hezitojnë t’i mbështesin bisedimet, nga frika se mund të nxisin një dalje më të shpejtë të SHBA-së. Ndërkohë, të tjerë janë të dyshimtë nëse Uashingtoni do të pajtohej me një transferim të strukturuar të përgjegjësive, duke pasur parasysh “natyrën e paparashikueshme” të administratës Trump.

Trump ka kërkuar që anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së – më shumë se dyfishi i objektivit prej 2% të aleancës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka thënë se vendi “nuk do të tolerojë më një marrëdhënie të çekuilibruar” me aleatët e tij, duke theksuar se Uashingtoni “do të ketë përparësi fuqizimin e Evropës për të zotëruar përgjegjësinë për sigurinë e saj”.

Në fillim të këtij muaji, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kërkoi BE-së të krijojë një “bashkim të mbrojtjes”. BE-ja ka mbështetur gjithashtu një plan të njohur si ReArm Europe për të mobilizuar deri në 800 miliardë euro (875 miliardë dollarë) në borxhe dhe ulje taksash për kompleksin industrial ushtarak të bllokut. bw

Aeroporti i Londrës mbyllet si pasojë e zjarrit, anulohen qindra fluturime

Një tabelë në autostradë shfaq njoftimin “Heathrow është mbyllur”, pasi Aeroporti Heathrow i Britanisë është mbyllur për të gjithë ditën e premte.

 

Radio Evropa e Lirë

Aeroporti Heathrow i Britanisë së Madhe do të jetë i mbyllur tërë ditën e premten, për shkak të ndërprerjes së rrymës si pasojë e një zjarri, duke bërë që qindra fluturime të anulohen.

Të paktën 1.350 fluturime për dhe nga Heathrow janë prekur nga mbyllja e aeroportit për ditën e premte, sipas gjurmuesit të fluturimeve FlightRadar 24.

“Për të ruajtur sigurinë e udhëtarëve dhe kolegëve tanë, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta mbyllim Heathrow-n për të gjithë ditën”, tha aeroporti. “Udhëtarët nuk duhet të udhëtojnë drejt aeroportit në asnjë rrethanë derisa të rihapet ai”.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës solli 10 zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës për ta vënë nën kontroll zjarrin disa orë pasi zjarri shpërtheu kur një transformator në një nënstacion elektrik mori flakë në perëndim të Londrës të enjten në mbrëmje.

Heathrow është një nga aeroportet më të ngarkuara në botë për udhëtime ndërkombëtare.

Janari i këtij viti ishte më i ngarkuari, me më shumë se 6.3 milionë udhëtarë, një rritje prej mbi 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janari ishte gjithashtu muaji i 11-të radhazi me një mesatare prej mbi 200.000 udhëtarësh në ditë.

Mbyllja e përkohshme e Heathrow sjell në mendje vonesat e vitit 2023 në aeroportet britanike kur sistemi i kontrollit ajror i Mbretërisë së Bashkuar pësoi defekt, duke ngadalësuar ngritjet dhe uljet e avionëve në mbarë vendin në njërën nga ditët më të ngarkuara të vitit për udhëtime.

Heathrow tha në një komunikatë se do të njoftojë mbi operacionet e tij sapo të ketë më shumë informata për kohën e rikthimit të energjisë elektrike.

The Press Emblem Campaign (PEC) is very concerned about a new development in armed conflicts with serious consequences for the journalists’ safety and the press freedom

The Press Emblem Campaign (PEC)
Presse Embleme Campagne (PEC)
Campaña Emblema de Prensa (PEC)
حملة الشارة الدولية لحماية الصحفي

General Assembly

Human Rights Council 58th session

General Debate item 4

Mr President,

The Press Emblem Campaign (PEC) is very concerned about a new development in armed conflicts with serious consequences for the journalists’ safety and the press freedom.

Over the last few months we have seen remote attacks against media workers using drones in conflict zones. Russia, Israël, Turkey used these new weapons to eliminate witnesses of war crimes.

The PEC strongly condemns these violations of international law. We remind all States that media workers are civilians and that they must be able to do their job without risking their lives.

Last year a record number of media workers were killed, half of them in the Middle East, a number killed at distance with drone strikes. All these crimes must be investigated and those responsabile identified and punished.

The PEC urges the Human Rights Council to implement its previous resolutions on the safety of journalists which condemned all attacks, reprisals and violence against journalists and the prevailing impunity. All States must ensure accountability through the conduct of impartial, prompt, thorough, independent and effective investigations into all alleged cases of violence, threats and attacks against journalists and media workers.

Thank you Mr President

Geneva, 20 March 2025

 

http://www.pressemblem.ch

Blaise Lempen, PEC President [email protected] +41793336570
Luisa Ballin, PEC Vice President, [email protected] +41796497145
Jean-Philippe Jutzi, PEC Vice President [email protected] +41792920849
Ana Leurinda, PEC UN representative, [email protected] +41766389122


Send this to a friend