Policia greke ka arrestuar një gazetare dhe ish-kandidate për deputete të partisë “Grekët e Pavarur”, pasi akuzohet se ka strehuar në shtëpinë e saj një trafikant shqiptar droge të kërkuar nga drejtësia.
Sipas “Thesalia TV”, gazetarja greke, e cila punon në një televizion lokal në Volo, dyshohet se e ka fshehur nga drejtësia shqiptarin 36-vjeçar.
Gjatë operacionit të Policisë, shqiptari tentoi disa herë që të arratisej nga shtëpia e gazetares, por forcat e policisë arritën që ta ndalnin.
Ai madje goditi dhe plagosi lehtë tre punonjës policie gjatë operacionit. Policia greke ushtroi kontroll në shtëpinë e gazetares, emri i së cilës nuk i bëhet i ditur.
Aty u gjetën rreth 16 gramë heroinë, 70 pilula eksteazi, 300 euro dhe 8 gramë hashash. Mësohet se shqiptari ishte dënuar në mungesë nga gjykata greke me 11 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe 80 mijë euro gjobë për posedim të drogave të rënda.
Komentet