Gjashtë persona, pesë kosovarë dhe një turk, janë arrestuar të martën në Zvicër, të cilët dyshohen për korrupsion dhe dhënien e lejeve të qëndrimit.
Ndër të arrestuarit është një funksionar i lartë i Entit për Emigrim dhe dy ish-punëtore (femra 28 dhe 23 vjeçare).
Kryesori është Patriot A. 25-vjeçari nga Kosova me pasaportë të Zvicrës. Ai në vitin 2014 deri më 2016 ka udhëhequr firmën për ndërtime Aliu BigTeam, e cila në gusht të vitit 2016 u mbyll, shkruan Blick.
Përveç punëve ndërtimore, kompania ka mbajtur punëtorë në të zezën, nga shtetet e lindjes dhe jashtë BE-së. Për të punuar në këtë kanton, ata është dashur të kenë lejen e punës, të cilën e kanë siguruar për 1000 euro për person, të cilën e kanë siguruar personat e implikuar në rast, që punonin ne entin për emigrim.
Në lejen që u është dhënë personave të tjerë, ato janë falsifikuar, duke e vendosur vetëm fotografinë e atyre që kanë paguar paratë.
Nga hetimet e policisë të nisura në fillim të vitit 2016, bëhet e ditur se mund të ketë të tjera arrestime në tërë Zvicrën.
Patrioti ka tentuar javën e kaluar të largohej nga Zvicra, por është kapur.


Komentet