Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë hedhur sfera xhami (klikera) në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Zyrtarja për informim në PK Flora Ahmeti, tha për KosovaPress se dy personat janë shoqëruar në polici dhe shumë shpejt priten të intervistohen nga prokurorja.
Komentet