Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një konferencë për mediat reagoi për aferën e inceneratorëve.
Ndërsa foli edhe për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ai tha se ishte i vonuar, pasi sipas tij të gjitha detajet i kishin në zyrë rreth 1 vit më parë.
“Pse SPAK-u heshti përballë një grup të vërtetë kriminal, banda e incirenatorëve me disa nivele me në krye Edi Ramën në nivel të parë dhe në nivel të tretë me kryetarët e bashkive dhe të korporatave të tjera”, u shpreh Vasili.
Deklarata e Petrit Vasilit
Të nderuar qytetarë dhe qytetare në vijim të ngjarjeve të ndodhura dje ku ka ndodhur arrestimi i një ish ministri lidhur me megaferën e inceneratorëve jemi në këtë komunikim së bashku për të ndarë disa vërteta të mëdha e të pakundërshtueshme. Së pari, i gjithë opinioni publik të gjithë qytetarët e bashkë më ta dhe ne, pyesin përse kaq vonë, kush ja mbajti dorën SPAK-ut dhe cila regji e drejtoi atë që pikërisht dje të kryente një arrestim të tillë, ndërkohë që dosjet e plota me detaje me dokumenta, me fakte me emra me numra llogarie dhe me seli të firmave fantazmë dhe të tjera dokumenta pa fund ndodheshin në zyrat e tyre prej muaj e muaj të tërë pothuajse një vit të plotë. Përse SPAK-u përballë një grupi të vërtetë të strukturuar kriminal banda inceneratorëve të struktuar në tre nivele, në nivelin kryeministror me Edi Ramën dhe Sekretarin e tij të Përgjithshëm, Agacin, në nivelin e dytë me ministrat e tij, të gjithë me radhë, i mjedisit, i energjetikës etj, i ekonomisë i financave në nivelin e tjetë me kryetarët e bashkive duke filluar nga Erion Veliaj, Armando Subashi etj, e duke vazhduar në nivelin e katërt me Sekretarët e Përgjithshëm dhe komisionet përkatëse në nivelet e ministrive. E më tej niveli i të gjithë kompanive fantazëm dhe i gjithë rrjeti mafioz jo i grabitjes së 3.5 milionë eurove por dhjetëra miliona eurove ndohet aty. Dhe ky grup i strukturuar kriminal nuk u prek për muaj e muaj të tërë. Kjo do të thoshte një mundësi, që grupi të kishte mundësi të fshihte e të bëntë pis provat, por për fat ne ato i patëm ne kohë dhe i kemi të padiskutueshme dhe ndodhen në SPAK, për t’u larguar nga vendi e për të mundësuar që të fshihnin ç’të mundeshin nga dhjetëra milionë eurot e vjedhura. Pse grupi u la nga SPAK të vepronte lehtësisht dhe milionat t’i përdorte në fushatë elektorale të zgjidheshin dhe deputet. Ish-ministri e la mandatin e deputetit që e fitoi një tjetër ndodhet në sallë, Bllako. Të gjitha këto janë aty. Çfarë hetimi do të bënte SPAK për një dosje të bërë gati të detajuar, a kishte nevojë të hetonte gjerë e gjatë për një vit rresht sesi një deputet që ndodhet në sallën e parlamentit i jep 10 milionë lekë në muaj babait të tij. Kishte nevojë për hetime me muaj e muaj të tëra, e vetmja gjë që të gjithë shqiptarët prisnin, prisnin që në mënyrë të rrufeshme SPAK të bënte izolimin e menjëhershëm, vënien para përgjegjësisë, arrestimin sekuestrimet dhe muaj, muaj më parë të gjithë duhet të ishin para drejtësisë.
Sot, jemi para një fakti tjetër tepër të rëndë që një bisht periferik si dje u arrestua. Të gjithë anëtarët e tjerë të grupit kriminal në të gjitha nivelet e tij, kryeministror, ministror, bashkiakë e tjerë vazhdojnë të jenë aty. Kjo është një aferë ku janë të përfshirë dhjetëra persona, personazhe, kompani, struktura qeveritare është afera më e rëndë e shekullit, të cilën LSI me tre denoncime të njëpasnjëshme të cilat kanë tronditur opinionin publik si kurrë ndonjëherë në pluralizëm dhe që imponuan SPAK-un i mbytur nga kjo mori e pafundshme provash që të lëvizë pak gishtin pasi nuk e ka lëvizur fare me arrestimin e djeshëm që të bënte një mikrohap përpara. Kjo aferë nuk pret më, edhe orët janë të gjata, veprimi duhet të jetë i rrufeshëm dhe i menjëhershëm pasi këta njerëz që ndodhen në krye të shtetit vazhdojnë në mënyrë kriminale të paguajnë këtë aferë mafioze e cila është jo pak po mbi 430 milionë euro.
Çdo mbyllje sysh dhe vonesë apo çdo duartrokitje hipokrite për këto hapa me regji që SPAK-u bën është në dëm të të vërtetës është në mbështetje të aferës kriminale jo në krahun e luftës kundër saj e cila duhet të jetë ballore e shpejtë e menjëhershme e pamëshirshme dhe është një mundësi që vjedhja e shqiptarëve në mënyrë monstruoze të vazhdojë. Dhe njëherazi, kanalet mafioze të ushqehen me para të tilla pasi likujdimet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite për këtë aferë. Është fare e qartë që ka pasur një mungesë dhe vullnet të dirigjuar me regji nga qeveria për të mos hetuar për ta mbajtur çështjen pezull për të përdorur personazhet përfitues si njerëz që do të blinin dhe do të shpërdoronin votat e shqiptarëve për të deformuar vullnetin e tyre e për të bërë që mafia të diktonte zgjedhjet, gjë që ndodhi më 25 prill. Ku në mjaft qarqe të Shqipërisë u pa qartë se milionat e eurove hidheshin pa teklifë nga banditët e bandës që përfituan miliona euro. Pra është e qartë, që çdo vonesë dhe çdo lojë propagandistike me nga një arrestim tek tuk aty këtu për të hedhur hi syve e për të bërë sikur po veprohet nuk ndihmon njeri. Sigurisht, që kjo kërkon një front të bashkuar të të gjithëve, ata që ndershmërisht duan ta bëjnë këtë betejë. LSI e ka bërë në mënyrën më të ndershme, parimore dhe pa asnjë kompromis këtë betejë. Dhe falë denoncimeve të saja me dokumenta shumë të rënda dhe të pakundërshtueshme janë hedhur këto hapa kaq të vogla që ju shikoni sot. Dhe sigurisht, për fat të mirë këto denoncime kaq të rënda, ne i kemi bërë publike nuk mund të fshihen nuk mund të tjetërsohen por sigurisht janë një përgjegjësi e rëndë për këdo që nuk kërkon t’i shkojë të vërtetave deri në fund. Është sigurisht e çuditshme dhe e papranueshme por njëkohësisht edhe një provë e një vullneti të dyshimtë dhe mosmbështetja e pjesëmarrjes së LSI dhe përfaqësuesve të saj në komisionin parlamentar të iniciuar nga Partia Demokratike zyrtare për këtë çështje. Dhe çdo qytetar pyet? Po si mundet që denoncuesja më e fortë, më e pakundërshtueshme me faktet më tronditëse të mos jetë pjesë e kësaj. Kujt i intereson, dhe në emër të cin interesi të bandës së inceneratorëve LSI-së i refuzohet pjesëmarrja në këtë komision pas kërkesave të vazhdueshme edhe zyrtare të saj për t’u bërë pjesë e këtij komisioni.
Sigurisht, të gjithë pyesnin kujt i interesonte që në fushatë elektorale ndërkohë që denoncimet bëheshin publike, krahas izolimit mediatik që bëhej me çdo kusht të bandës e cila kishte rrëmbyer dhe mediat, njëherazi PD dhe lideri i saj organizonin aktivitete për të errësuar në të njëjtën kohë që bëheshin këto denoncime. Si shpjegohet që asnjëherë, lideri i PD nuk mbështeti kurrë këto denoncime kaq të fuqishme të cilat ndryshuan kursin totalisht të hetimit të aferës së inceneratorëve e cila vazhdonte pa shqetësuar kërrkënd. Pasi, ndryshoi rrënjësisht, ato që janë denoncime të rënda me dokumente të detajuara që flasin vetë, e me numra llogarie që flasin vetë, e me emra të përveçëm që flasin vetë e me personazhe që flasin nga ato që janë denoncime të sipërfaqshme dhe që shqetësojnë pak. Sot është prekur vetëm një pjesë shumë e vogël e kësaj megaafere gjigande, pasi një aferë shumë e madhe është inceneratori i Tiranës, sikurse dhe inceneratori i Fierit ku përgjegjësitë e qeverisë dhe të kryebashkiakëve janë të drejtëpërdrejta të qarta dhe të pakundërshtueshme. Dhe shpërdorimi i detyrës ulërin, është i paevitueshëm, dalja e tyre dhe marrja e tyre në përgjegjësi penale. Çdo vonesë veçse rëndon pozitën e SPAK-ut përpara opinionit publik dhe para shqiptarëve humbet çdo lloj besimi ndaj tij dhe e shndërron atë në të pabesueshëm në sytë dhe të qytetarit më të fundit. Pasi shpërdorime të tilla, ku një kryetar bashkie si Erion Veliaj, që rrëmben kompentencat e të gjithë qarkut të Tiranës duke qenë kryetar i një bashkie të vetme, ku rrëmben kompencat e Këshillit Bashkiak duke mos e pasur në ligj, dhe i hap udhën kësaj megaafere janë përgjegjësi të pastra, të evidentuara të cilët vetëm vonesa e qëllimshme dhe me regji e SPAK-ut bën që ky njeri të mos jetë përpara drejtësisë. Të njëjtat gjëra ndodhin dhe në Fier akoma me të rënda sesa kjo.
Qoftë për mekanizmin, tjetërsimin apo përbuzjen e banorëve që iu është imponuar një zgjidhje shkatërrimtare për vetën për tokën, për shëndetin dhe për çdo interes të tyre. Ndërkohë që kanë qenë të informuar me shkrim nga ne, dhe kur zotëronim pozita zyrtare brenda qeverisë pa pyetur për marrëdhenien me qeverinë që kishim atë kohë kemi qëndruar zyrtarisht dhe ballë për ballë. Me shkresa të dokumentuara ku dhe unë personalisht si ministër i Drejtësisë iu jam drejtuar organeve lokale dhe Këshillit Bashkiak të Fierit për të mbështetur të drejtat e tyre. Po kështu ka pasur kundërshtim të qartë dhe të prerë dhe nga ministri i Drejtësisë, Manjani në atë kohë dhe Edi Rama me përgjegjësi të plotë i mbështetur nga Sekretari i Përgjithshëm, Agaci ka kaluar aferën dhjetëra qindra milionëshe duke pasur kundër Ministrin e Drejtësisë dhe pa faturën financiare e cila është një faturë e tmerrshme që paguhet nga gjaku dhe djersa e shqiptarëve.
Komentet