Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ua ka caktuar sot masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, dy deputetëve të opozitës, Haxhi Shala e Ismajl Kurteshi.
Caktimi i masës së paraburgimit, sipas një komunikate të lëshuar, është bërë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve.
Sipas njoftimit, dy deputetët, veç e veç, kanë kryer veprat penale: Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Deputetët Haxhi Shala nga partia Nisma për Kosovën dhe Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, janë arrestuar të hënën.
Gjatë seancës plenare, dy deputetët kanë hedhur gaz lotsjellës me qëllim të pengimit të mbajtjes së seancës.
Në të njëjtën ditë është arrestuar edhe deputeti tjetër nga Vetëvendosje, Fisnik Ismajlit, ndaj të cilit të martën është caktuar njashtu masa e arrestit shtëpiak.
Partitë opozitare në Kosovë që nga java e parë e muajit tetor, duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe duke e kundërshtuar marrëveshjen për Demakracionin e kufirit me Malin e Zi, kanë përdorur gazin lotsjellës me qëllim që ta pamundësojnë punën e legjislativit.
Për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në paraburgim po mbahen deputeti Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kada Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Komentet