Unë jam një arrë e madhe në parkun Gjylhane
e mbushur me det dhe me gjëmime resh,
jam një arrë e krasitur, me trupin gjithë plagë
dhe askush s’ më sheh, askush s’ më vë re.
Unë jam një arrë e madhe në parkun Gjylhane,
Shih fletët e mia, si luspa deti gjithë shkëlqim,
si shami mëndafshi më drithëron çdo gjeth,
këput një fletë, e dashur, dhe fshiji sytë.
Unë qindra-mijëra fletë prej saj i mbaj në duar,
Tani ato më duken si njëqindmijë sy,
me njëqindmijë sy unë shoh i mrekulluar ,
i mrekulluar shoh Stambollin edhe ty.
Çdo fletë troket- troket, si zëmra me topane,
përmes çdo flete shoh Stambollin edhe ty,
Unë jam një arrë e madhe në parkun Gjylhane
dhe për çudi atje askush mua s’ më sheh…
As policët as ti.
Komentet