Zemaj gjatë mbledhjes së Komisionit është përplasur me deputeten Haxhiu rreth vdekjes së Astrit Deharit.
Zemaj e ka akuzuar Lëvizjen “Vetëvendosje” se e ka shtyrë të ndjerin Dehari të bënte vetëvrasje. Ai e ka kritikuar Haxhiun edhe për fjalorin banal që ajo e ka përdorur gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Legjislacion.
“A je ti në këtë shtet, të paskan kap edhe ty, po më vjen keq… ti s’e lufton kërkon, ti veç demagogji bën… shërbëtore e krimit je ti me këtë fjalor banal, e keni shty njeriun me e vra veten e tash bëni qysh të doni”, i është drejtuar Zemaj deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut.
Ndërkohë që Haxhiu pati debat edhe deputeten Selvije Halimi, ku i tha kësaj të fundit se kur e ka ftuar për ta nënshkruar peticionin për thirrje të seancës për Astrit Deharin, Halimi ka pranuar derisa ditë më parë e ka ndërruar mendjen për një gjë të tillë.
Halimi e pranoi një gjë të tillë duke thënë se e ka bërë me qëllim që siç u shpreh ajo “nuk kam dashtë të bëhet turp më i madh”.
Komentet