Kreu aktual i Federatës së futbollit shqiptar, Armando Duka duket se do të përballet në gjykatë pas një padi që është ngritur ndaj tij.
Administratori i klubit “Flamurtari”, Sinan Idrizi, ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal për kreun e FSHF-së. Padia ka të bëjë me shoqatat fantazmë të paregjistruara në gjykatë. “Kemi bërë një kallëzim penal për shoqatat e paligjshme. Janë 12 shoqata të paregjistruara. Besoj se tani fjalën e ka Prokuroria.”, ka thënë Idrizi pas kallëzimit në Prokurori.
Komentet