Në Maj të vitit 2013 në Washington DC, në 70-vjetorin e “Zanit te Amerikës” në gjuhën shqipe, u mbajt nji ceremoni ku isha i ftuem dhe aty kam takue ish-ambasadorin William Ryerson, diplomat karriere emni i të cilit asht i lidhun me ndryshimet e viteve ‘90 ne Shqipni…
Aty së bashku me zotni Idriz Lamajn, gazetar veteran i “Zanit të Amerikes”, biseduem ngeshem me ambasadorin Rajerson…
– “Mbasi kemi hapë ambasaden në Tirane” – tregonte z.Ryerson – “nga të paret njerez që ka ardhe në sportele ka qenë Vito Kapo e cila solli nji tufe letra ku provohej se kishte të drejten e shtetesise amerikane, per 47 vjet ajo i kishte ruejte ato letra mos me e humbe shtetesine.”
“Zotni ambasador pikerisht per ato letra jemi arratise na shqiptaret dhe Vito Kapo me të shoqin Hysni Kapo na kanë vra në kufi kur donim me u arratise nga ferri enverist per në Amerike” – i thashe…
– “E di…por ligjet e SHBA-ve ia jepnin atë të drejte per sa kohe që ajo nuk ishte në proçes gjyqesor, e denueme nga gjykata apo e akuzueme nga organizmat per të drejtat e njeriut në bote.”
Ne ate pike nderhyni zotni Idriz Lamaj ish-gazetari i “Zanit të Amerikes”, i cili atë kohë kishte qillue per vizitë në ambasadën amerikane në Tiranë , zotni Lamaj vetë vinte nga nji familje e arratisun në SHBA nga Shoshani i Malsisë së Gjakoves,(Tropoja), dhe ia kujtoi zotni Rajersonit biseden :
-“Ate ditë isha aty e më ka pyetë ambasadori Rajerson – “A e di se kush asht Vito Kapo se na ka dalë shtetase amerikane?” –
Nuk u besova veshëve…i pata thane : “Zotni ambasdor Vito Kapo i ka duert me gjak…ajo bashke me të shoqin Hysni Kapon…Hajde dalim bashkë tani para Hotel “Dajti”, (asokohe ishim ende në hotel “Dajti”), dalim dhe ndalojme cilindo kalimtar rasti dhe po e dvesim per Vito Kapon e na kallzon se kush asht”…
– “Po keshtu me tha Idrizi” – tha z.Rajerson, – “me erdhi keq se e pashe që u merzit shumë por nuk kisha nga shkoj, pavaresisht nga sa thuhej per Vito Kapon per sa kohë që nuk ishte e akuzueme zyrtarisht nga organe gjyqesore apo nga organizma nderkombetare per lirite dhe te drejtat e njeriut, ne nuk e ndalonim dot.”
E verteta e idhet kjo, por e vertete sidoqofte…
Ne shqiptaret qysh nga viti 1991 nuk qemë në gjendje me ba ate që në anglisht quhet “Make your case.” – shqip – “Me ngrite çashtjen tande.” , pra me ngrite kauzen e drejtesise e me vndue me shpatulla per muri kriminelet e kuq…Ne vend të kesaj ne pritëm që ambasadat me na e krye ate pune…
Per fat të keq jemi popull i mesuem me utopine se zgjidhjet na vijne nga qielli…nëse pret me nxjerre kshtajët me duert e tjetrit gjasat janë me tu djegë e zharitë ato…siç na u dogj neve shansi historik i rikthimit në sistem demokratik mbas diktaturës 47-vjeçare…
E kam mendue edhe sa kohe mbrapa ate qe na tha ate dite ambasadori Rajerson…ne nuk mujtem asnjihere me krijue sistem gjyqesor si e kane shtetet e te drejtes e nga ana tjeter as nuk mujtem me pase organizma per te drejtat e njeriut ne sinkroni me organizmat qe ka bota…ketu te organizmat per te drejtat e njeriut mu kujtue se kush ishte në drejtim te ketyne organizmave në fillim të viteve ‘90…Komunistet ishin para nesh ne këtë proçes,(Ahead of the game), ata i uzurpuen keto organizma me njerezit e tyne dhe asnjihere keto organizma nuk kryen misionin që u takonte.
Keshtu ndodh kur organizmat per mbrojtjen e te drejtave të njeriut i drejtonin ata që ma së pari i kishin dhunue ato të drejta…Pertej sarkazmës kjo…
…mu kujtuen keto gjana sot kur pashe lajmet se sot në Tirane ishte festue 30 vjetori i rihapjes së ambasadës amerikane në Tirane…Ambasada amerikane që u mbyll kur sistemi komunist perzuni diplomatet amerikanë në vitin 1946 mbasi i preu marredhaniet me SHBA-të…ambasada truelli i të ciles mbeti bosh mes Tiranes gjatë tanë viteve të diktatures, sepse sistemit të Bllokut qindra metra lerg ketij truelli nuk ia mbante me prekë gja aty…nji sinjal,(hint), i kjarte ky që ajo diktature e njihte mirë frikën dhe e kishte tutën hak…sinjal,(hint), që per fat të keq populli kurrë nuk e kuptoi…
(Foto ne 70-vjetorin e “VOA” me zotnitë Uilliam Rajerson dhe Idriz Lamaj.)
2021