Po e risjell këtë letër në kujtesë që është shkruar më 3 Dhjetor 2013. Konkuluzionet do t’i nxjerr tani kur mbushen 7 vjet –
Disa ditë më parë shtypi i Tiranës njoftoi se ish-deputeti i PS Ilir Gjoni ishte emëruar nga kryeministri Edi Rama kandidat për Ambasador në Zvicër. Publiku shqiptar e ka shumë të freskët reagimin e Ilir Gjonit kur kryetari i PS nuk e ripërfshiu në listat e deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit. Tekstualisht Ilir Gjoni i tha Edi Ramës se « fisi i tij nga Veriu në Jug do ta mbyste me pështyma pa marrë parasysh gjatësinë e liderit të PS. »
Nuk di se si tingëllon kjo për opinionin, kërcënim, fyerje, presion apo të tria bashkë. Pas këtij deklarimi, Edi Rama e zgjodhi Ilir Gjonin si Ambasador në Zvicër.
Sipas lajmeve të orëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kolegët e deputetit, nga PS dhe PD, e aprovuan kandidaturën e Ilir Gjonit për të ardhur në Zvicër si Ambasador, ndërsa gazeta e PS Zëri i Popullit, e themeluar prej ish-diktatorit, botonte lajmin se vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati mbronte integritetin e kandidatëve, dmth i dilte në krah Ilir Gjonit.
Ky reagim prej Ditmir Bushatit është i kuptueshëm. Në Komisionin për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, sikur e përmenda më sipër, përveç deputetëve të PS, votuan për Ilir Gjonin edhe deputetë të PD-së që janë Aldo Bumçi, Jozefina Topalli, Gerti Bogdani dhe Kastriot Islami.
I keni dëgjuar si bëjnë blabla deputetët e PD-së kur është puna për të konsumuar retorikë për bijtë e ish-Anëtarëve të KQPPSH?
Po përse heshtën kësaj here ? A nuk është Ilir Gjoni i biri i Xhelil Gjonit, ish-Anëtar i KQPPSH? Të nipin e Hysni Kapos, Nr.2 të nomenklaturës totalitariste.
Po ua jap unë një përgjigje, një version, për ata që „na krenohen se e kanë rrëzuar ata diktaturën“ e tani heshtin dhe as për propagandë nuk e hapin gojën.
Nëse deputetët e PD do të reagonin, kolegët e tyre të PS do t’ju përgjigjeshin: „Po ku keni gojë ju të flisni, a nuk e mbajtët për tetë vjet Ambasador në Zvicër, për dy mandate rresht, një ish-kandidat të KQPPSH, siç ishte Mehmet Elezi ! Ky shkëmbim retorike midis palëve sa për teatër do të mediatizohej – e populli do të dëgjonte një të vërtetë!
Prandaj Aldo Bumçi, Jozefina Topalli, Gerti Bogdani e Kastriot Islami preferuan të heshtin e ta votojnë Ilir Gjonin.
Unë nuk do të merrem me Ilir Gjonin. Mund të ketë CV të pasur dhe integritet të pastër. Po a mund të jetë kjo mjaft për të qenë përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, kur i jati i tij Xhelil Gjoni konsiderohet si një nga persekutorët më të egër të regjimit komunist?!
Ne themi shpesh se më 22 mars 1992 rrëzuam diktaturën. Ndërsa prej parlamentit të parë pluralist, që doli prej zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Xhelil Gjoni ishte deputet i PS. A kishte të drejtë morale që ky persekutor i regjimit të kishte këtë vend?
Po ashtu, prej zgjedhjeve të 1997, Ilir Xhelil Gjoni, ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë si kandidat i PS për 4 legjislatura, ka qenë edhe Ministër i Punëve të Brendshme, dhe tani pret vetëm firmën e Presidentit Bujar Nishani që të fluturojë e të vijë si përfaqësues i shtetit shqiptar në Konfederatën Helvetike.
Karrierën e bujshme të Ilir Gjonit në demokraci e përmenda për t’i bërë të reflektojnë ata që thonë se meqë është i biri i ish-eksponentit të diktaturës, të mos bëjmë luftë klasash kundër tij! Prej kur është rrëzuar diktatura, Ilir gjoni ka qenë deputet, ministër dhe tani kandidat për ambasador! A mendoni se është i persekutuar ?
Ilir Gjoni, si bir i Xhelil Gjonit, në diktaturë i ka pasur të gjitha privilegjet që kanë rrjedhur prej kësaj dhe trashëgimia nuk e ka ndalur aspak që të ketë karrierë brilante në «demokraci»! Ndërsa viktimat e regjimit diktatorial vazhdojnë që të mbeten viktima të këtij sistemi hibrid që ekziston sot në Shqipëri.
Xhelil Gjoni nuk ka kërkuar kurrë ndjesë për rolin e tij kundër inteligjencies. As Ilir Gjoni nuk e ka dënuar diktaturën, nuk e kemi dëgjuar kurrë të thotë se „Unë Ilir Gjoni distancohem nga bëmat e tim eti dhe dajës tim, që është Hysni Kapo, i cili konsiderohet nga vetë bashkëshortja e tij Vito Kapo, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të diktatorit ».
Le të hapet debat për opinionin publik. Ku janë opinionistët. Le të më thonë që gaboj.
Unë i bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos e firmosë emërimin. Këshilltar i Presidentit të Republikës për Kulturën është edhe Amik Kasoruho, një ish i burgosur nga regjimi komunist, i cili e njeh kalvarin e vuajteve që kemi përjetuar ne të mëdhenj e të vegjël nga një diktaturë mizore që nuk i fali as fëmijët e viktimave dhe i bëri të vuanin pa as më të voglin faj./03.12.2013
–
Arkivi kujton: BASHKOHUNI ME NE – JO NË AMBASADA E KONSULLATA NJERËZ ME LIDHJE ME DIKTATURËN (Lista është në përditësim të vazhdueshëm) Nëse jeni pro, ju lutem, bashkohuni me ne

Arkivi kujton: BASHKOHUNI ME NE – JO NË AMBASADA E KONSULLATA NJERËZ ME LIDHJE ME DIKTATURËN (Lista është në përditësim të vazhdueshëm) Nëse jeni pro, ju lutem, bashkohuni me ne
Një thirrje shumë kuptimplote!
Poshtë Maskarinjtë e POSTKOMOMONIZMIT, ky komonisti i thekur Ilir Xhelil Gjoni i kohës së diktatorit E. Hoxhës. JO nuk meriton të jetë Ambasador në Zvicër.
Nuk meriton edhe për një arsye tjetër: Shumë kush e di që Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër është bartëse e organizimit të Mësimit Plotësues të gjuhës shqipe që nga viti 1990, e regjistruar e pranuar zyrtarisht nga Drejtoria e Arsimit EDK në Bernë në vitin 1995. Pranë kësaj Lidhje kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut te çmueshëm shumë mësues dhe prindër shqiptarë. Ndërsa Ilir Gjoni Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, ka marrë një nismë jo të drejt , në emër të Ambasadës ka bërë kërkesë për dhënien e lokalit shkollor në një komunë të kantonit të Cyrihut (dokumenti ndodhet në Drejtorinë e Arsimit të Kantonit të Cyrihut ) dhe është refuzuar kërkesa se vetëm LAPSH është përgjegjës për Mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Më pastaj zoti Ilir Gjoni i ka thirrë në bisedë telefonike Drejtorin e Arsimit dhe ka kërkuar që Ambasada e Shqipërisë të bëhet bartëse e shkollës shqipe në Zvicër (ka caktuar një mësues kordinator) gjithashtu ka thënë të pavaërtetën “se me ketë është pajtuar edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës. Këtë e ka arsyetuar se mënyra e deri tanishme nuk përfshinë të gjithë nxënësit në mësim dhe se mësuesit e zhvillojnë mësimin në dialektin kosovar etj.
Përgjegjsja e Drejtorisë së Arsimit të Cyrihut ka shprehur keqardhje për ketë kërkesë të Ambasadorit të Shqipërisë.