Arkivi i Voal.ch 27 Prill 2012
Programi i aktiviteteve me rastin e kremtimeve të 100 vjetorit të Vatrës
NEW YORK CITY : “Vatra”, së bashku me komunitetin shqiptaro amerikan, mendojnë ta shënojnë këtë përvjetor me një program festiv, që do të zhvillohet më 28 dhe 29 prill 2012 në Nju Jork, Grupe shqiptarësh nga shtete të ndryshme të Amerikës, prej nga Alaska e largët, Kalifornia, Arizona, Teksasi, Illinoi, Miçigani, Florida, Karolina e Veriut, Uashingtoni, Virxhinia, Idiana, Dakota, Kolorado, e tjerë do të mblidhen së bashku në këtë festë të madhe dhe historike.
Ditën e shtunë më 28 prill, pikërisht në ditën e themelimit të kësaj Federate historike 100 vjet ma parë, do të mbahet një seminar shkencor, ku do të marrin pjesë studiues e historianë nga trojet shqiptare dhe nga diaspora. Ata do të trajtojnë tema me subjekte të ndryshme për Pavarësinë, për “Vatrën”, për protagonistë dhe për rrethana të kohës e veprime që u paraprinë dhe që i pasuan këto ngjarje me rendësi jetike për mbijetesën e kombit tonë.
Seminari do të mbahet në “The Hemsley Park Lane Hotel”, në qendër të Nju Jorkut – Manhattan.
Hapja e Konferencës – do të bëhet nga vatrani i vjetër zoti Frank G. Shkreli, një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, intelektual patriot në diasporë, i cili ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek “Zëri i Amerikës”, zoti Shkreli, ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës” dhe ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan – KKSHA.
Hymnet e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë — do të këndohen nga këngëtarja e mirënjohur Merita Halili dhe shoqëruar nga mjeshtri i muzikës Raif Hyseni
Dr. Gjon Buçaj – Kryetar i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra,ka nderin të mbajë një fjalë duke u uruar të gjithëve ” Mirëseradhëien!
Lutjet nga Përfaqsues të të gjitha Komuniteteve Fetare, shqiptare simbol i bashkëjetes fetare që kemi në shqiptarët në botë, : Shkëlqesia e Tij, i Përndershmi Nikon, Peshkop i Bostonit, i Nju Inglënd dhe i Arkipeshkvisë Shqiptare Zoti Gazmend Aga, Nën kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë I Përndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkëv i Kishës Katolike të Kosovës I Nderuari Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve I Nderuari Papas Antonio Bellusci, delegat i Episkopit Arbëresh të Ungrës, të Përndershmit Donato Olivero
Fjalët Përshëndetëse i janë rezervuar nga Personaliteteve të Larta, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria dhe Diaspora.
Shkëlqësia e tij Kryeministri i Shqipërisë, Professor Doktor, Sali Berisha
Shkëlqesia e tij, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Zoti Alexander Arvizu
Shkëlqesia e saj, Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Maqedonisë, Zonja Teuta Arifi
Prof. Nicholas C. Pano, – ” Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, Vatra dhe Shqipëria, 1912-1924’’
Professor Beqir Meta, – “VATRA dhe Shteti 100-vjeçar Shqiptar’’
Archimandrit Theophan, – “Roli i Klerikëve Ortodoks Shqiptarë në Themelimin e Federatës Pan-Shqiptare, Vatra’’
Dr. Elez Biberaj, – ” Zëri i Amerikës dhe Rënja e Komunizmit në Shqpëri –Një Dëshmi Personale’’
Prof. Fehari Ramadani, – “Bashkpunimi i Faik Konicës me Austro-Hungarinë për Interesat Kombëtare’’
Mal Berisha, — Ndihmesa e Vatrës Nepërmjet Delegatit të saj Çaarls Erickon në Konferenën e Paqës në Paris, 1919 dhe në atë të San Franciskos, 1945’’
Naum Prifti, – “Epitafet e Fan Nolit te Don Kishoti’’
Dalip Greca, – “Gazeta Dielli si Misionare e Shqiptarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’’
Anton Çefa, — ‘’Vatra Noli, Konica dhe Wilsoni’’
Ilir Ikonomi, — “Vatra dhe Njohja e Shqipërisë nga Amerika’’
Agron Alibali, LL.M,. – “Aktiviteti Ligjor dhe Politik i Vatrës Gjatë Viteve 1919 -1921’’
Bejtullah Destani – “Vatra në Raportimet e Entit të Zbulimit Politik të ‘Foreign Office’, 1918-1919‘’
Prof. David Avdul, – ” Përvoja e Vatrës: e Kaluara, e Tashmja dhe e Ardhëmja’’
Idriz Lamaj, – “Vatra dhe Pretendimet Greke ndaj Shqipërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore
Prof. Jusuf Bajraktari, – ” Vatra për Viset Shqiptare Jashtë Shqipërisë së Pavarur’’
Papas Antonio Bellusci, – “Arbëreshët e kalabrisë dhe Vatra për Pavarësinë e Shqipërisë’’
Prof. Binak Ulaj, — Roli i Plavë Gucisë në Pavarësinë e Shqipërisë
Elez Osmani, – ‘’Kontributi i Vatrës në Harmoninë Fetare’’
Mithat Gashi,— Roli i Vatrës: 1990-2010
Fjala e Mbylljes nga Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj
“Dasma e Madhe” e Shoqatës Vatra do të mbahet ditën e djelë në mbrëmje më 29 prill 2012 do të shtrohet një darkë solemne për nder të pjesëmarrësve dhe të mysafirëve, në Chelsea Piers në Manhattan, ku janë ftuar përsonalitete të njohura të kulturës e të politikës kombëtare e të huaj. Këngëtarët më të mirë nga të gjitha trojet shqiptare do të këndojnë në këtë gëzim të madh.
“Eshtë privilegj i madh për të gjithë ne shqiptarët që jetojmë në këtë kohë dhe përjetojmë kremtimet e 100 vjetorit të Pavarësisë – Shoqata më e vjetër e shqiptarëve të Amerikës VATRA mbush 100 vjet çka do t’i kishin zili çdo shoqatë në botë”.
“Për vatranët dhe për të gjithë ne shqiptarët e Amerikës është privilegj dhe krenari e jashtëzakonshme që kemi fatin të festojmë së bashku 100-vjetorin e ‘Vatrës kësaj Vatre hije rendë e cila mbajti gjallë frymën patriotike dhe ngrohu zemrat e gjithë shqiptarëve megjithse kaq larg Atdheut të tyre’.
Në këtë 100 Vjetor të themelit të Vatrës i cili i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë, vatranët përkujtojnë dhe nderojnë themeluesat dhe ata të cilët vazhduen rrugën e tyre, duke dhenë kontributin historik për lindjen dhe mëkamjen e shtetit e të kombit shqiptar dhe për lidhjet e forta të miqësisë me popullin amerikan, të cilit i jemi përjetësisht mirënjohës që na doli zot në momentet ma kritike të ekzistencës sonë”
Bota shqiptare pret me interesim të shohë se si shqiptarët e Amerikës do ta kremtojnë 100-vjetorin e “Vatrës” dhe i urojnë nga zemra edhe 100 vjet të tjera edhe më të begatë.Ky përvjetor me shënime të ndryshme, natyrisht jo si në shtëpinë e saj – pra në Amerikë, pritet të shënohet edhe në trojet shqiptare, por manifestimi kryesor ai më i madhi në historinë e saj u takon shqiptarëve të Amerikës
Komentet