Havari rrëfen eksperiencën me ish-Sigurimin: ‘Si u dënova me 25 vjet burg nga spiunimet e ‘Artiljerit’ dhe përndjekja prej tij edhe në demokraci
Pas marrjes së pushtetit nga Partia Demokratike, më 22 mars 1992, u emërova kryetar i degës së Rendit Publik në Elbasan. Nisa të punoj fort dhe me idealizëm për të realizuar objektivat e qeverisë së parë demokratike. Madje, asokohe, me dekret të Presidentit të Republikës Sali Berisha u dekorova me medalje, me motivacion: *Për veprimtari të shquar në vendosjen e rendit dhe qetësisë publikeâ€. Megjithatë, vazhdimisht një media më kundërvihej me artikuj denigrues, ndërsa kulmi i abuzimit të shkrimeve ndodhi në nëntor 2001.
***
¦Në datën 20.10.2001, njëfarë shkruese e gazetës *Republika’ botoi një artikull bombastik me titull: *Kolonel Havari përfundon në pranga’. Dua të kujtoj se në atë periudhë isha pa punë. Në këtë shkrim absurd autorja shkruante se: Unë isha arrestuar pasi kisha prishur rendin publik nën efektin e alkoolit, kisha shtënë me armë në ajër etj. Pas kësaj situate të përsëritur, vendosa që t’i drejtohem gjykatës. I pajisur me një dokument zyrtar lëshuar nga Sokol Bizhga, ish-zv.drejtor në Policinë Tiranës, me anën e së cilës vërtetohej se akuza e bërë nga artikulli në fjalë nuk qëndronte, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, ku bëra kallëzimin përkatës.
Filloi procesi gjyqësor ndaj Neritan Alibalit si përfaqësues juridik i këtij subjekti. Dhe në datën 20.11.2001, gjyqtari Gent Sinani vendosi: Që gazeta *Republika’ të dëmshpërblejë Mit’hat Havarin me 300 000 lekë të rinj për cenim të nderit dhe personalitetit, në bazë të nenit 617, 625/a të K. Civil. Nuk denjova t’i kërkoja lekët Neritan Alibalit. Kisha fituar betejën morale ndaj shpifësve. Pas këtij vendimi të formës së prerë, drejtuesit e asaj gazete reflektuan. Por, unë pyesja veten nga u buronte gjithë ai mllef! Arsyetimi im nuk më jepte përgjigje. Çelësin e kësaj enigme do ta zgjidhte një dokument i rëndësishëm i ish-Sigurimit të Shtetit, që do të më binte në dorë, të cilin e administroj prej vitesh. Ky dokument i klasifikuar *sekretâ€, mban datën 09.1.1989. me nr. protokolli. 1718/1, i datës 11.11.1989, Elbasan. Në këtë material është përpiluar biografia e inxhinierit metalurg Ylli Riska, asokohe specialist në degën teknike të uzinës së gizës, kombinati metalurgjik *Çeliku i Partisëâ€, Elbasan. Kjo biografi e zyrtarizuar nga autoritetet kryesore të degës së brendshme të kohës, i hapte rrugën Ylli Riskes që të studionte 5 vjet specializim në universitetet e Francës. Por, që të shkoje të studiojë jashtë shtetit në kohën e diktaturës, duhej të plotësoje disa kritere. Konkretisht, familja e inxhinierit rridhte nga familje komunistësh dhe ishin të lidhur ngushtë me Partinë dhe pushtetin popullor. Por, Partisë i duhej dhe besnikëria e vetë Yllit. Dhe ja ç’thonë organet e Sigurimit për të, tekstualisht: *Në datën 15. 06. 1981, Ylli Riska është tërhequr bashkëpunëtor sekret në organet e Sigurimit të Shtetit, si informator në princip objektiâ€. Në vijim të dokumentit pasqyrohet puna e tij si shumë e mirë, ku theksohet se Ylli Riska ka dhënë disa materiale me vlerë operative për objekt përpunimi 2/A për agjitacion e propagandë, për Mithat Havarin e të tjerë. Gjithashtu shkruhet se ka dhënë informacion edhe për shkelje të rregullave të sigurimit teknik. Pastaj flitet për përkushtimin e bashkëpunëtorit, korrektësinë në takime, si dhe ruajtjen e konspiracionit. Për të vërtetuar autenticitetin e Ylli Riskës si bashkëpunëtor, nga Sigurimi deklarohet edhe pseudonimi i tij *Artiljeriâ€. Dokumenti mbyllet kështu: *Nisur nga përbërja dhe qëndrimi i mirë moralo- politik i Yllit dhe i familjes së tij, jemi dakord që ai të shkojë 5 vjet për specializim jashtë shtetitâ€. Për kuriozitet të lexuesit: Mete Shyti e kishte pagëzuar Ylli Riskën me pseudonimin *Artiljeri†për arsye se: Unë dhe Ylli bënim zborin së bashku në një repart të artilerisë tokësore, në Elbasan. Dokumenti në fjalë është i firmosur nga: punëtori operativ Përparim Balla; shefi i seksionit Mete Shyti; kryetari i degës së Punëve të Brendshme: Fatmir Bedulla.
***
Dëshiroj të sqaroj se: *Objekti 2 do të thotë“ që unë, Mit’hat Havari, kontrollohesha nga organet e Sigurimit të Shtetit 24 orë në 24. E përkthyer në gjuhën teknike, ata kishin montuar në banesën time mjete përgjimi. Pra, konsiderohesha kundërshtar i rrezikshëm i regjimit komunist. Pasi lexova me kujdes dokumentin, menjëherë skema e Sigurimit të Shtetit u zbardh. Gjëja e parë që më shkoi ndër mend ishte të gjeja Sabri Godon. Pas pak ditësh e mora në telefon dhe i kërkova takim. U ulëm në kafe *Rogner, te veranda. Pasi u përshëndetëm, plaku Godo me një ironi të thartë, më pyeti: *Ç’thotë jeta e pensionistit?. Iu përgjigja: *Unë punoj, jam ende i ri. Nuk është e thënë të jesh i sistemuar në administratën shtetërore që të konsiderohesh i punësuar. Pastaj punon Mete Shyti për mua në administratën shtetërore. Godo mori pamje serioze pas fjalëve të mia shpotitëse dhe më pas më pyeti se pse e kisha kërkuar. Pa e zgjatur, i dhashë në dorë dokumentin sekret. Ai filloi të lexonte plot vëmendje, pa harruar të rrufiste kafene. Pasi mbaroi, më tha: *Prandaj më servilosej ai muaâ€. I thashë prerë: *Jo, z. Godo. Ai nuk servilosej. Ai kishte pozicion kyç në partinë tuaj, në Elbasan. E ke të qartë tani përse më sulmonte gazeta *Republika’ me aq urrejtje. Këtë situatë e krijonte ish-bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit, Ylli Riska, me pseudonim *Artiljeriâ€. Ai merrte detyra direkt nga Mete Shyti, ish-shefi i tij në diktaturë dhe tani në demokraci; besoj e bën lidhjen. Godo nuk fliste, vetëm heshtte. Ndërsa vazhdova: *Përse Fatmir Mediu e ka rikthyer në punë Mete Shytin në Ministrinë e Mbrojtjes, kur këtë sigurims e kishte liruar nga detyra ishministri Pandeli Majko, me motivacion *shpërdorim detyre për çështjen e një prostitute, në një repart ushtarak në Bisht të Pallës?. Si ka mundësi që këtë ish-oficer Sigurimi ta rikthejë në punë një ministër i djathtë?. Ai ngriti kokën e belbëzoi: *Nuk i kuptoj dot këto gjëra, thuaja vetë Fatmirit. Unë nuk jam në dijeni për këtë situatë, ka kohë që nuk më pyetâ€. Nuk ia vlente të vazhdoja më tej. U ndava prej tij për të mos e takuar më, deri sa ndërroi jetë. Ndjesë pastë!
***
Mbas pak ditësh takova Fatmir Mediun, në kafe *Grand Sheratonâ€. U ulem në tavolinat jashtë, ishte verë. Pasi shkëmbyem bisedat e rastit, i zgjata dokumentin sekret në dorë. Pasi e lexoi, i thashë Mediut: *E kupton skemën e Ramiz Alisë sa bukur ka funksionuar? Zëvendëskryetari i Partisë Republikane në Elbasan, Ylli Riska, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonim *Artiljeriâ€. Ai merrte urdhra nga Mete Shyti, ish-shefi i Sigurimit të Kombinatit Metalurgjik. Panorama