Botuar së pari më 2018
We know what works. Freedom Works. We know what’s right. Freedom is right.
George H.W.Bush
Konflikti në Kosovë, i fundit në ish-Jugosllavi, do të shpërthente në marsin e vitit 1998.
Sllobodan Milosheviçi, atëherë presidenti i Serbisë e kishte harruar letrën që kishte marrë nga Presidenti i 41 i SHBA!
Kishte bërë sikur të themi, se nuk është gjë që harrohet kur merr letër nga Presidenti i SHBA!
Presidenti George H.W.Bush ia kishte dërguar Sllobos më 25 Dhjetorin e vitit 1992, ditën e Krishtlindjeve!
Që ky ta varte vëth në vesh!
Se të dërgosh e të marrësh letra më 25 Dhjetor nuk është gjë normale, se nuk ishte letër urimi, pra letra përcillte një simbolikë diplomatike në ngjyrë portokalli, dmth shumë sinjifikante, shprehëse!
Pasi 25 Dhjetori është holiday, festë fetare, ditë festimesh dhe ditë pushimi.
Ditë pushimi edhe për Presidentin e SHBA apo të Serbisë!
Presidenti George H.W.Bush e dërgoi këtë letër në Ditën e lindjes së Krishtit, kur shpirti njerëzor reflekton i paqtë për paqe!
E dërgoi gjithashtu si kambanë alarmi, si një letër e jashtëzakonshme për të parandaluar veprime të jashtëzakonshme, sikur është lufta dhe pasojat e tmerrshme që rrjedhin prej saj!
Prandaj kjo letër njihet edhe me konotacionin epik “paralajmërimi i Krishtlindjeve”, pasi zakonisht për Krishtlindje bëhen vetëm urime!
Ndërsa më 25 Dhjetorin e 1992 Presidenti i SHBA George H. W. Bush në letrën që i drejonte Milosheviçit i tregonte “vijën e kuqe” !
Nëse Slloboja do ta shkelte këtë vijë të kuqe, sikur edhe e shkeli, do ta pësonte sikur e pësoi!
Letra e Presidentit George H.W. Bush ishte një paralajmërim profetik!
Por Milosheviçi e zhvleftësoi vlerën e atij paralajmërimi, se për ta harruar nuk ishte gjë që mund të harrohej, bile Sllobos sa herë që vinte festa e Krishtlindjeve i kujtohej ai paralajmërim, që do t’i kushtonte shumë shtrenjt!
Në këtë letër historike, nisur më 25 Dhjetorin e vitit 1992, Presidenti George H.W. Bush do t’i shkruante Presidentit të Serbisë:
“In the event of a conflict in Kosovo caused by Serbian action, the United States will be prepared to employ military force against the Serbians in Kosovo and in Serbia proper.”
Që shqip do të thotë: ” Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga pala serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi. ”
Sikur e tregoi koha “vija e kuqe” dhe “paralajmërimi i Krishtlindjeve” funksionoi pikë për pikë! Bash sikur e shkroi Presidenti i 41-të i SHBA!
Kur nisi spastrimin etnik dhe genocidin në Kosovë në marsin e 1998 Slloboja kujtoi se tashmë në Shtëpinë e Bardhë kishte ardhur një tjetër President!
Kujtoi shumë gabim!
Dhe do të gabojnë rishtas kush do të kujtojë se tashmë meqë George H.W.Bush nuk jeton më, paralajmërimi i tij profetik po ashtu nuk jeton!
Ishte konservator Presidenti George H.W.Bush, tetë vjet kishte shërbyer si zvpresident i Ronald Reagan, i një tjetër konservatori, burrashteti nga ata që sot i mungojnë SHBA, por vepra e tyre është beton në themelet SHBA për të mbrojtur rrënjët e lirisë dhe idealeve për demokraci!
Sepse e ardhmja është e lirisë jo e luftës, pikërisht ashtu si e përcaktonte vetë Presidenti George H.W.Bush kur thosh: “Ne e dimë se çfarë funksionon! Liria funksionon! Ne e dimë se çfarë është e drejta! Liria është e drejta! – We know what works. Freedom Works. We know what’s right. Freedom is right.
/Botuar për herë të parë më 2018, kur Kosova rrezikohej nga trekëndëshi Rama-Thaçi-Vuçiç