Ka mbërrijtë çertifikata e riaktivizimit të regjistrimit origjinal të Vatrës, “REVIVAL CERTIFICATE” dhe mban datën 23 prill 2014.
Siç dihet, për arsye historike kemi insistue që të mos bajmë regjistrim të ri, por të riaktivizojmë regjistrimin e vitit 1912, që kështu të pasqyrohet jeta pa ndërpremje e kësaj organizate famëmadhe, prej lindjes deri në ditët tona dhe, pa ndërpremje, të eci drejt së ardhmes.
Riaktivizimi asht ba me efekt si të mos ishte nderpre kurrë veprimtaria e saj: “….said corporation is revived for all purposes and without limitation of time with the same powers, duties, and obligations as if the corporation had not been revoked or dissolved.” – ….”…“… Kjo shoqëri, ky bashkim ringjallet për të gjitha qëllimet dhe pa kufizim kohor me të njëjtat kompetenca, detyra dhe detyrime sikur të mos ishte revokuar ose shpërbërë.”
Më 28 prill 1912 – VATRA U THEMELUA ZYRTARISHT
Më 28 prill 1912 – Vatra u themelua zyrtarisht. Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston me nismën e shoqatës “Besa – Besë”. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Të dhënat zyrtare të komisionit të bashkimit citojnë: “Ne bëjmë thirrje për të formuar Federatën Pan Shqiptare të Amerikës nga bashkimi i shoqatave të mëposhtme: “Besa – Besë”, “Flamuri i Krujës”, “Shoqëria Kombëtare” dhe “Dallandyshja”.
Vatra u regjistrua si shoqatë në shtetin Masaçusets dhe mori çertifikatën e njohjes më 13 qershor 1912. Çertifikata tregon këto emra, citim: Faik Konica, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta.
Aforizma
Sa shpejtë jemi tjetërsuar,secili në udhët e jetës pikë e pesë…!
Sa të politizuar që jemi:Kjo është partia ime,ky është mëngjesi dhe interesi im…!
Përditë po e hamë bukën e b . . .
Frymë reagimi
Profesori me gradë shkencore(dr)nga Kërçova:Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni gjuhën angleze…!
Para do kohe,erdhi në Çikago, profesore i shtyer . . .
Lajmërim: Sado degë të rreme të krijohen nga “perandori”, do të vijë momenti kur asnjëra prej tyre nuk do të njihet, pasi ato janë në shkelje të plotë me Kanunoren e vitit 1926, s . . .
Koncert nga AMA- Sa të mrekullueshëm!
Ja çfarë shkruan maestro Afrim Shabani:
“Ka njerëz që nuk janë thjesht dëshmitarë të kohës së tyre, por gurë themeli të kujtesës kombëta . . .
Biblioteka dhe arkivi personal i Arshi Pipës në Muzeun e qytetit të Shkodrës
VOA Pëllumb Sulo
Profesori shqiptaro-amerikan Arshi Pipa në vitin 1996, para se të ndahej nga je . . .
Shumë nga ata që nuk kanë parë asnjë ditë të jetës internimin apo burgun, sot dalin si “ish të përndjekur politikë” aktorë të vërtetë.
Ndërkohë, ata që vërtet vuajtën interrnimin e bur . . .
‘Thinking Machines Lab’ është një startup i ri dhe premtues në fushën e inteligjencës artificiale, i themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ish-Drejtoreshë e Teknologjisë në OpenAI. . . .
Për shkak të skenarëve shfarosës,denigrues,të dhunës dhe të projektit për tokën pa shqiptar në Kosovë,regjimi i Serbisë e hapi portën për shpërngulje në tokën e largët të Anadollit n . . .
Sot festojmë me krenari një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë – shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë është simbol i sakrificës, qëndresës dhe aspi . . .
Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull në krah të çështjes kombëtare ,me një zë të fuqishëm para administratës amerikane në Washington,në kërkim të lirisë dhe pavarësisë s . . .
Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u d . . .
On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they di . . .
Komentet