Oprah Winfrey (reuters)
Voal-online – Në një dyqan luksi në Zyrih, prezantueses së njohur televizive amerikane me ngjyrë Oprah Winfrey, nuk i është dhënë për ta parë një çantë dore ngaqë shitësja e dyqanit ka mëtuar se ajo nuk kishte se me çfarë ta blinte çantën.
Në “Entertainment Tonight” të CBS, Winfrey ka thënë se shitësja i ka thënë fjalë për fjalë kështu: “Është tepër e shtrenjtë (35’000 franga), nuk mund të ta lejoj.”
Prezantuesja (pasuria e së cilës është vlerësuar 2,8 miliardë dollarë) ishte në Zvicër për dasmën e martesës së Tina Turner e po bënte shopping në qytetin zviceran. Në Blick online shitësja ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një keqkuptim.
Komentet