VOAL.CH – Në një portret të plotë që Voal-online.ch ia bënte gjashtë vjet më parë futbollistit shqiptarozviceran, pasi bënte bilancin e deriatëhershëm, parashikonte të ardhmen e tij të mrekullueshme në skenën zvicerane dhe evropiane e më gjerë:
Xherdan Shaqiri është një futbollist shqiptaro zviceran që luan për ekipin e gjigantëve të Klubit Futbollistik të Bazelit (FC Basel). Roli më i përshtatshëm i tij në fushë është si anësor, por mund të luajë edhe në qendër. Meqë luan me këmbën e majtë, do të parapëlqente më shumë të luante në krahun e majtë, por ai luan edhe në krahun e djathtë.
FC Basel ka formuar shumë talente si Frei, Petric, Inler, Degen, Derdiyok, Rakitic etc. Tani një talent i ri me emrin Xherdan Shaqiri po dëshmohet si një nga talentet më të mëdhenj që vjen nga akademia e FC Basel
Vitet e hershme dhe karriera në futboll
Xherdani ka lindur në Kosovë (10 tetor 1991, Gjilan) dhe familja e tij, për shkak të luftës, emigroi kur ai ishte fëmijë. Kur ishte tetë vjeç, më 1999, ai u aktivizua nga klubi i tij lokal SV Augst. Talenti i tij nuk mund të mos binte në sy. Më vonë talenti i tij do të çmohej nga zbuluesit e talenteve, the scouts, nga një klub i madh që donte të kishte shërbimet e tij. Me gjigantët e FC Basel Xherdani firmosi më 2001. FC Basel kishte një besim të madh se Xherdani do të bëhet një lojtar i mirë në të ardhmen dhe me ndihmën e trainerëve të të rinjve të klubit FC Basel, do të formohej një lojtar i madh edhe në ekipin e të rriturve.
Periudha me të rinjtë e FC Basel
Periudha e tij me të rinjtë e FC Basel ishte tejet e suksesshme. Ka shumë gjëra që meritojnë të komentohen për këtë periudhë, por një nga sukseset më të mëdha me ekipin e të rinjve të FC Basel ishte ai i majit 2007, kur ai ndihmoi në fitoren e tretë radhazi të kampionatit nga ana e FC Basel, duke shënuar gjashtëmbëdhjetë gola në kampionat, në një kohë kur ishte vetëm 15 vjeç, çka e dëshmonte sa i talentuar është. Një nga sukseset e tij ishte kur u shpall lojtari më i mirë i turneut në Nike Premier Cup më 2007, turne që u mbajt në Republikën Çeke. Që në këtë kohë ai do të kërkohej nga një numër ekipesh të tjera zvicerane. Në Kupën e të Rinjve të FIFA-s ai do të luante rol të madh në fitoren e turneut nga FC Basel. Ai e shënoi golin e fitores kundër rivalëve, Grasshopper Club Zurich. Në Ligën Superiore të nën 21 ai do të ishte një ndër lojtarët më të suksesshëm golashënues dhe krijues të situatave për gola. Ai luajti dy herë në stinorin 2007/2008, ndërsa në stinorin 2008/2009, luajti shtatëmbëdhjetë herë dhe shënoi tetë gola.
Kontrata e parë profesionale dhe përfshirja e parë në ekipin e parë të futbollit të të rriturve
Në janar 2009, manaxheri Christian Gross vendosi t’ia japë kontratën e parë Xherdanit dhe disa lojtarëve të tjerë. Kjo kontratë e mban atë në Bazel deri më 2011. Në dimrin e vitit 2009, kur FC Basel po stërvitej në Spanjë, ai donte t’i bënte përshtypje manaxherit në mënyrë që ta bindë për të luajtur në ekipin e parë. Ai tha: “Këto ditë do të takohem me trainerin e FC Basel, Christian Gross, nëse mund të jem me ekipin e parë në përgatitjet që po bëhen në Spanjë, besoj se talenti im do ta bindë që të më krijojë më shumë hapësirë në ekipin e parë.” FC Basel ishte në garë të vështirë me Zyrihun, prandaj Gross donte lojtarin e tij më të mirë në lojërat vendimtare, por Xherdan kishte qenë disa herë në prag të rasteve të shkëlqyera që të përfshihej, pa ia arritur kësaj. Christian Gross u pushua nga detyra e trainerit dhjetëvjeçar të FC Basel. Ai u zëvendësua nga ish mesfushori i Bayern Munich, Thorsten Fink. Xherdani do të shijonte për herë të parë ekipin e parë të të rriturve. Ai la shumë përshtypje te Thorsten. Thorsten e mori në ekipin e tij të parë dhe ia dha numrin 17 në bluzë.
Stinori 2009/2010
Xherdan luajti lojën e parë të tij kundër St. Gallen. Ishte ndeshja e parë e stinorit të ri për FC Basel. Ai u fut në minutën e 62-të të lojës në vend të Stocker si anësor i majtë. Loja mbaroi 2-0 për St. Gallen. Ai bëri figurë të mirë, duke marrë pjesë në sulme dhe duke bërë një vëllim të mirë loje. Pas lojës, ai tha: “Ishte një ndjesi e mrekullueshme kur hyra në fushë. Ishte përmbushje e ëndërrës së jetës sime të luaj në një stadium plot shikues. Por nga ana tjetër humbja më la shije të keqe.” Loja e dytë ishte loja e parë evropiane e tij. Ai luajti kundër skuadrës andorase FC Santa Coloma në Ligën e UEFA. Prapë do të ishte zëvendësues në minutën e 69-të, por ai prapë bënte figurë të mirë. Ishte edhe shumë pranë golit me kokë, por topi doli mbi shtyllën e sipërme të portës (traversën). Bazeli fitoi 3-0. Loja e dytë në Axpo Super League ishte kundër FC Aarau ku Bazel fitoi 2-1. Prapë do të ishte zëvendësues, por si lojtar qendre. Ishte i mrekullueshëm në lojë.
Stili i lojës
Xherdan është teknikisht i fortë dhe lëviz shumë shpejt. Ai bën edhe shumë volum loje. Atij i pëlqen të mashtrojë një varg lojtarësh dhe ta kurorëzojë aksionin deri në fund. Ai ka tipare të Aaron Lennon në shpejtësinë, stilin e lojës dhe në paraqitjen fizike. Ai luan rol vendimtar në çdo lojë. Edhe pse nuk është shtatlartë, ka një kërcyeshmëri të madhe në ajër.
Karriera ndërkombëtare
Xherdan Shaqiri e ka përfaqësuar Zvicrën në kampionatet ndërkombëtare nën 17 vjeç dhe nën 21 vjeç. Ai mori pjesë në Uefa U-17 Championship në Turqi më 2008. Ai thotë se synon ekipin kombëtar të të rriturve dhe traineri Ottmar Hitzfeld duket se ia ka vënë syrin, pasi ka filluar ta aktivizojë në ndeshjet miqësore parapërgatitore për në finalet e Afrikës së Jugut që mbahen në qershor 2010.
Komentet