Në fushatën zgjedhore të 25 qershorit kryeministri Edi Rama në fushatë zgjedhore shkel kushtetutën e vendit. Po sjellim lajmin e plotë:
“Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi në Kuçovë, u ka kërkuar të gjithë administratës shtetërore dhe policëve që pas orarit të punës të përkushtohen që të bëjnë sa më shumë vota për PS.
“U bëj thirrje mësuesve të gjithë Kuçovës dhe gjithë Shqipërisë të mos lenë minutë, ditë e natë pa shfrytëzuar që dinjiteti i tyre i vënë në vend të cenohet përsëri.
I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në,
në mënyrë që të mos lëjojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi Rama./ dritare.net
Komentet