I sjellim lexuesit nga Arkivi materiale që përkojnë me datën e sotme por me vite të shkuar për të hedhur dritë dhe rikujtuar.
————
Deputetja më e votuar femër në skenën politike të Kosovës, Vjosa Osmani e LDK-së, ka treguar arsyet përse ka votuar kundër qeverisë PDK-LDK.
Ajo thotë se vota kundër këtij koalicioni nuk do të thotë se është votë kundër kabinetit qeveritar dhe emrave të ministrave të propozuar nga LDK.
“Vota ime kundër është votë kundër bashkimit PDK-LDK. Nuk ka asnjë lidhje me përbërjen e kabinetit qeveritar apo emrat e ministrave të propozuar nga LDK. Tani do të dëgjoni interpretime, spekulime e paragjykime të ndryshme, por e vërteta është që kam qenë kundër bashkimit me PDK para 4 vitesh, kundër para 6 muajsh, kundër para 2 javësh, e kundër isha edhe sot”, ka shkruar Osmani në faqen e saj në Facebook.
www.voal-online.ch
Komentet