Arkiv 12.12.2014 –
Autori i veprës “Shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë*” Branisllav Sinadinovski theksoi se në Maqedoni* ekzistojnë rreth 70 mijë shqiptarë ortodoksë të cilët kanë arritur të mbrojnë trashëgiminë e tyre kombëtare, pavarësisht sistemeve shtypëse dhe përpjekjeve për asimilim në epoka të ndryshme.
“Dua t’u dëshmojë të gjithë mohuesve tanë se territori i Maqedonisë* gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë bërthama e pranisë së shqiptarëve ortodoksë në këto troje, pavarësisht nëse e pranojnë këtë apo jo. Shqiptarët ortodoksë janë autoktonë që nga koha të civilizimeve të lashta të pellazgëve dhe ilirëve nga të cilët kanë prejardhjen.. Sot, si asnjëherë më parë, ne shqiptarëve na duhet mirëkuptim, urtësi dhe gjakftohtësi, harmoni dhe unitet për disa përcaktime strategjike.. sikundër gjithë të tjerët edhe shqiptarët ortodoksë kanë të drejtë që t’u respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, tha Branisllav Sinadinovski, autor i librit.
Sinadinovski kërkoi edhe themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni*. Ndërkaq, sipas profesorit Blerim Reka pranimi nga Kisha ortodokse maqedonase që meshat të bëhen edhe në gjuhën shqipe provon më së miri përkatësinë kombëtare të këtyre qytetarëve.
Në këtë kuadër sot u promovua edhe vepra për Rilindësit shqiptarë, nga autorja Gordana Sinadinovska, bashkëshortja e Sinadinovskit./ 12.12.2014
*Sot Maqedonia e Veriut
www.voal-online.ch
Komentet