Më shumë se një lajm i vërtetë, spoti që ka nisur të qarkullojë sot në internet ku Çani shfaqet duke prezantuar, duket të jetë një surprizë që këngëtari Kastro Zizo, ka përgatitur për të promovuar të ftuarin në emisionin e tij. Arian Çani shihet në studion e “Rrokum Tv” në Prishtinë teksa bën përshëndetjen e zakonshme që jemi mësuar të shohim të premteve në “Zonë e Lirë”. Intervista mes dy të ngjashëmve duket interesante dhe mbetet për t’u parë.
Komentet