Ka përfunduar takimi midis Argjentinës dhe Islandës në Grupin C në shifrat 1-1.
Argjentinasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Kun Aguerro në minutën e 19, por u barazuan vetëm pas disa minutash nga islandezët.
Në pjesën e dytë Lionel Messi ka shpërdoruar mundësinë për të kaluar ekipin e tij në avantazh, pasi humbi një penallti.
Argjentina zotëroi topin rreth 80% të kohës, por mbrojtja islandeze arriti të rezistonte deri në fund, duke marrë një pikë të vlefshme.
Ndeshja tjetër e këtij grupi midis Kroacisë dhe Nigerisë luhet në orën 21:00.
Komentet