Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka kërcënuar me vdekje gazetarin Nebil Çika. Mësohet se shkak për kërcënimin e gazetarit është bërë një editorial i publikuar nga Çika me titull: Pse nuk shkon dot në Vlorë Arben Ristani?
(http://www.gazetaminerva.com/pse-nuk-shkon-dot-ne-vlore-arben-risatni/)
Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetari Nebil Çika, i cili ka denoncuar publikisht këtë rast duke thënë se: “Akti kriminal ka ndodhur sot rret ores 11.00 ne oborrin e selisë qendrore te PD-se ne Tiranë, ne kafen brenda tij . Ne prani te dhjetra personave, midis tyre edhe drejtues te larte të PD-se, Sekretari i Përgjithshëm Arben Risatni ka shkuar tek tavolina ku Çika pinte kafe me një mik dhe e kërcënuar atë me vdekje. “Do te var për gjuhe . Do te bej atë qe nuk ta pjell mendja “ dhe një arsenal i tere fjalori kriminal, kane qene fjalët me te cilat numri dy i PD-se ka kërcënuar me vdekje gazetarin për rreth 5 minuta . Të pranishem kane qene edhe te paktën dy drejtues te larte te PD-se, te cilët nuk kane reaguar ne moment ndaj këtij skandali . Akti kriminal ka shokuar te pranishmit kryesisht drejtues , zyrtare e militante te PD-se te pranishëm ne kafe “
Gazetari Nebil Çika bën me dije se lidhur me këtë ngjarje, është informuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim.
Citynews kontaktoi me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, i cili nuk e mohoi incidentin, por nuk u prononcua më shumë në lidhje me ngjarjen.
Sjellje huliganësh ka përjetuar edhe gazetari Simon Shkreli gjate vizitës që Rama bëri në Shkodër: Ja si reagonte në faqen e tji në rrjetin social gazetari Shkreli:
“Isha ne punen time dhe duke mbrojtur kameramanin te cilin garda e kryeminisitrit po e terhiqshin. Kur pa pritur nje nga gardistet me qellon me berryl ne brinje. Per fat jam mire edhe pse me dhembin pak brinjet. Kjo eshte sjellja e sotme e Kryeministrit dhe shpures se tij…”
Komentet