Historiani Arben Llalla sqaron njëherë e mirë historinë e kësaj fotoje e cila që është shpërndarë në rrjetet sociale me krenarinë se fëmija është shqiptar.
“Njeriu në foto është Andreas Zigomala (1890-1914), djali i vetëm i ish-deputetit dhe ish-ministriti grek të arsimit, Andoni Zigomala. Në të vërtetë këta Zigomalat janë me rrënjë shqiptare nga Atikia, ndërsa nëna e Andreas ishte çame ortodokse nga Janina e fisit Balani. Fati i keq i këtij djaloshi është se luftoj për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe mori pjesë në masakrat greke të vitit 1914, por patritotët shqiptarë i dhanë një plumb ballit në 31 korrik 1914, duke e lënë të vdekur në Nivicë të Sarandës. Është mirë që një foto para se ta shpërndani të verifikoni se për çfarë bëhet fjalë”, përmbyll historiani.
Komentet