Voal – Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD-së, Arben Imami ka kërkuar nga ana e partisë së tij, që të mbajë një qendrim të fortë kundër ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Kjo, pasi sipas tij, Vlahutin është duke punuar për Ramën.
“Dua të kërkoj një gjë të përsëritur nga Partia Demokratike.
A mund të kemi një qëndrim më të fortë politik ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin?
Duhet të ishim artikuluar më parë, por edhe tani që flasim nuk është vonë nëse e themi të vërtetën ashtu siç është.
Është një ambasadore e angazhuar publikisht dhe politikisht në përkrahje të qeverisë.
Teknicieni që EURALIUS ka në tryezën e negociatave, sigurisht ka ndryshuar qëndrim vetëm përmes mesazheve që vijnë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë për ta kundërshtuar konsensusin që u arrit.
Mbështes atë që tha Z.Basha se ka një plan për t’ia faturuar opozitës këtë çështjen e reformës, që më pas të përdoren në fushatë”, tha Arben Imami, kërkesë kjo që u mbështet edhe nga Berisha.
“Propozimi i fundit i bërë nga ai eksperti i EURALIUS ishte realisht i papranueshëm për ne. Është një propozim stalinist, është oruellian. Më mirë të thonë hajde miratojmë listën e Ramës dhe të jemi të qartë, sesa Rama thotë këtë dhe këtë s’e do opinion”, iu përgjigj Berisha, Arben Imamit.
Komentet