SPAK ka ngritur zyrtarisht 3 akuza ndaj Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve. Ndaj Ahmetajt rëndojnë akuzat pastrim parash, shpërdorim të detyrës dhe korrupsion, dhe tashmë hapi i radhës është që SPAK t’i drejtohet Kuvendit, që t’i hapi rrugë marrjes të pandehur të ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Akuzat janë kofirmuar edhe nga vetë Ahmetaj në akt-padinë ku kundërshton kontrollin e ushtruan në banesat e tij.
Nga SYRI TV
Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimin për tri vepra penale ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Çështja ndaj tij është regjistruar për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Hapi i radhës që mbetet në kompetencë të SPAK është nëse kjo strukturë do ti drejtohet Kuvendit me kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit apo jo, ish-numrit dy të qeverisë. Ka qenë vetë Arben Ahmetaj që konfirmoi akuzat në ankimin e bërë prej tij, lidhur me kundërshtimin e kontrollit të banesave nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në këtë ankim, theksohet njëherësh se procedimi panel nr 771/1 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me inceneratorin e Elbasanit, dhe ai nr 30 për pastrim parash dhe korrupsion, pas kallëzimit që i është bërë për vilën në Hamallaj, janë bashkuar në një të vetëm.
Ndërkohë, përveç kontrolleve dhe sekuestrimit të dokumentave që kanë të bëjnë me blerjen e pasurive apo ndërtimin e tyre, SPAK ka vijuar me marrjen në pyetje të disa personave, përfshirë edhe ish-bashkëshorten. Ajo pranon pronësinë e një banese në zonën e ish-Bllokut në Tiranë por jo vilën në Palasë.
Përmes një ankimi në Gjykatë, Arben Ahmetaj pretendon se kontrolli i ushtruar nga agjentët e BKH-së, është anti-kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.