Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar lidhur me protestën e sotme të organizuar nga partite opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma).
Sipas saj, qytetarët e Kosovës kanë protestuar sot jo për arsyet pse ishin thirrur nga partitë opozitare, por për shkak të varfërisë, papunësisë e krizës ekonomike.
Postimi i plotë:
8 mijë nuk janë, po as 100 mijë… Pak rëndësi ka sa është shifra e saktë e protestuesve. Sheshi që nga paslufta s’ka qenë më i mbushur. Unë sot besoj se demarkacion e asociacion më së paku ka nxjerrë në rrugë qytetarët. Ata kanë dalë nga varfëria, papunësia, të diplomuarit e papunë, ata që fëmijët iu bredhin rrugëve e s’kanë shpresë për një vend pune, e shumë arsye të tjera. E po ashtu jam e bindur se këta qytetarë nuk kanë dalë as në përkrahje të opozitës, me pak përjashtim, sepse i njohin shumë mirë skandalet e atyre që dikur ishin në pushtet e krah të Hashim Thaçit, e të tjerë që e lusnin të ndajnë pushtetin bashkë. Sot qytetarët kanë dalë në rrugë nga zori, paperspektiva, izolimi…kundër këtij pushteti që për pak muaj detyrojë mbi 100 mije qytetarë të ikin nga Kosova!
Komentet