Arbana Xharra, kam qenë mbështetësja jote deri kur misionin e gazetarit e ndërrove me një post tek Klani Pronto, sikur i akuzoje rëndom me të drejtë, e për të cilin ke shkruar për vite zi e vrer, sikur e meritonte!
Me atë lëvizje e komprometove profesionin tënd si gazetare, sepse iu bashkangjite atij krahu të politikës për të cilin ke thënë me të drejtë se është i inkriminuar me vrasje dhe se ka lidhje me krimin e organizuar!
Tani ti po i del në mbrojtje Baton Haxhiut, duke përdorur një artifis, që shqip do të thotë dredhi!
E unë po të pyes drejt e drejt: Po Baton Haxhiu çfarë përfaqëson për ty?!
Ti Arbana nuk e lavdëron Baton Haxhiun drejtë për së drejti,
por ti po lavdëron pazhin e Baton Haxhiut Genti Cakaj,
ti i thur lavde pazhit të një kapteri famëkeq që e ka nxirë kuptimin e shtypit të lirë, duke bashkëpunuar me policinë sekrete të ish shtetit pushtues,
një njeriu të korruptuar që ka qenë ndërmjetës në Shqipëri për të shitur grurë skarso nga Serbia, një njeriu që është pasuruar përmes korrupsionit dhe shërbimeve antikushtetuese, duke vjelur privilegje nga politikanët shqiptarë me skeletë nëpër dollapë!
Gent Cakaj është produkt, pjellë e Baton Haxhiut, ngritur në piedestal nga një njeri me emër të keq dhe pa integritet!
Nëse Gent Cakaj do të kishte minimumin e respektit për veten e tij, ai nuk do të pranonte t’i hynte politikës pa certifikatë sigurie, të cilën kryeministri Edi Rama, duke shpërdorur postin, ia siguroi për 24 orë!
Në asnjë vend Perëndimor nuk mund të emërohet një Ministër i Jashtëm sikur është emëruar Gent Cakaj, që të jetë si i preferuari i një të njollosuri si Baton Haxhiut, i një njeriu me lidhje eksplicite me shërbimin e fshehtë të ish shtetit pushtues që vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës!
Kalo në rivistë ministrat e jashtëm të vendeve Perëndimore, nis nga Sekretarët e Shtetit të SHBA, disa prej të cilëve janë zgjedhur pastaj si Presidentë të Amerikës!
Po të jap unë disa emra ministrash të jashtëm duke e nisur nga Thomas Jefferson, John Quincy Adams, Henry Kissinger, James Baker, Condoleezza Rice, Madeleine Albright, Hillary Clinton, Susanna Agnelli, Silvio Berlusconi, Konrad Adenauer, Hans-Dietrich Genscher, Frank-Walter Steinmeier etj. etj. Ministri i Jashtëm më i ri është Sebastian Kurz, sot kancelieri i Austrisë.
Ky është formati! Edukim të shkëlqyer, kontribute dhe sakrifica ndaj vendit dhe integritet!
Who is who Gent Cakaj? Pazhi i një njeriu me integritet të nxirë? Kjo është CV e tij!
Sepse studentë të shkëlqyer kemi me mijra e mijra, që mbeten pa punë në Shqipëri e Kosovë e pastaj për aftësitë e tyre brilante gjejnë punë në Perëndim!
Po të sjell shembullin e Henri Haxhirajt, 26 vjeçar nga Fieri, sot punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.
Rinia na duhet, është thesari strategjik kombëtar, por na duhet rinia e pastër që e ka arritur gjithçka vetë me forcat e veta, me aftësitë e veta, me ndershmërinë e vet!
Ministri i Jashtëm në një sistem demokratik duhet të jetë një figurë me integritet dhe kontribute! Që mbron interesat e vendit të vet dhe jo interesat e shtetit të interesuar që ta ricoptojë rishtas Kosovën për ta rikallur në flakë Ballkanin!
“Suksesi i vetëm” i Gent Cakaj është prania në studion e famënxirit Baton Haxhiu, duke u bërë megafon i dallavereve të Baton Haxhiut, që pastaj ky nga kuluaret e kryeministrisë, si këshilltari i kryeministrit shqiptar, e katapultoi direkt në Ministrinë e Jashtëme të Republikës të Shqipërisë!
Gent Cakaj është katapultuar në krye të politikës së shtetit shqiptar si pazh i kapterit Baton Haxhiu, të cilit, mjerisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shërben si mazhordom!
Gazetari duhet t’i thotë të vërtetat e plota, kur i thotë gjysma gjysma i shërben rrenës dhe humb emrin e mirë dhe besueshmërinë.
Unë ta kam justifikuar deri edhe lëvizjen tënde politike, por tani që je në SHBA, nuk të falet asnjë lloj oportunizmi apo konformizmi!
Gazetari nuk është as oportunist dhe as konformist, emrin e tij e ndërton mbi themelet e antioportunizmit dhe antikonformizmit!
Prandaj të pyes rishtas a mund të ma përshkruash me një status lakonik se çfarë përfaqëson për ty Baton Haxhiu!

26 vjeçari nga Fieri Henri Haxhiraj me Kancelaren e Gjermanisë Zonjën Angela Merkel
E dashur Elida,
të lumtë se ke pasqyruar realitetin në lidhje me Arbana Xharrën në përkrahje të Baton Haxhiut, ne në Kosovë të gjithë e dimë se Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor në shërbimin sekret serb gjatë sundimit të Millosheviqit në Kosovë, ai ka qenë dorë e zgjatur me drejtuesit e UDB në Prishtinë. Këtë edhe vet Batoni e ka pranuar publikisht gjatë rrëfimit të tij në Tribunalin e Hagës.
Baton Haxhiut duhet ndaluan të hyjë në Shqipëri, se ai vendin në Beograd e ka!!!
E dashur N.Mehmetaj,
Të flm shumë. Po është fakt i njohur nga të gjithë se ka qenë bashkëpunëtor i Stanishiçit çka e dëshmoi edhe në Hagë. Po të marrësh shtetasinë e Shqipërisë kërkon rigorozisht që të jesh individ i paster. Sikur ne Perendim. E Baton Haxhiu nuk i përmbush kriteret.
Të perqafoj
Elida
Te lumte Elida , si gjithmon e ben pershkrimin e sakt per cdo gje rreth realitetit ton te hidhur ! Te lumte per guximin e ketij shkrimi , respekt per ty se ky shkrim ua nxjerr fytyren e nje dhelpraku ne masken e nje gazetari sikurse eshte Batoni !
Ju flm shume.
Ju përshëndes
Elida Buçpapaj
Te lumte Elida , si gjithmon e ben pershkrimin e sakt per cdo gje rreth realitetit ton te hidhur ! Te lumte per guximin e ketij shkrimi , respekt per ty se ky shkrim ua nxjerr fytyren e nje dhelpraku ne masken e nje gazetari sikurse eshte Batoni !
Ju flm shumë.
Ju pershendes
Elida Buçpapaj
Ju flm shumë.
Ju pershendes
Elida Buçpapaj