AAK-ja dhe Nisma vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në seanca për këtë mandat e Vetëvendosje do ta vlerësojë seancë më seancë.
Kryeredaktorja e Gazetës ‘Zëri’ Arbana Xharra thotë se ekziston mundësia të ketë një marrëveshje në heshtje mes Kadri Veselit dhe dy liderëve opozitarë Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj që të kalojë kjo verë e të shkohet në zgjedhje.
‘Këto dy parti janë inekzistente pa Vetëvendosjen. Do të shohim në këtë protestën që e kanë thirr se sa do të mund të mbledhin njerëz. Po ashtu edhe kredibiliteti i tyre dihet. Kemi pasë të bëjmë edhe me këta njerëz dhe parti kanë dëshmu edhe në qeverisje. Brenda këtyre partive kemi edhe njerëz me aktakuza dhe të dyshum. Mund të jetë marrëveshje në heshtje në mes tyre, mund të jetë marrëveshje për disa muaj, t’kaloj kjo verë dhe të futen në zgjedhje sepse z. Veseli nuk e besoj se do të jetë i kënaqur vetëm me pozitën e Kryetarit të Kuvendit”, tha Xharra për KTV-në.
Komentet