Ora tashmë është në treg në SHBA, Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni e Britani. Kërkesa, njoftonte Apple prej kohësh, “i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë”. Apple Watch do të jetë në shitore jo vetëm në versionin Watch (me një katror të mbrojtur nga qelqi në kristal zafiri) por edhe në versionet Sport (më ekonomikja) dhe Edition (versioni në flori 18 karatësh i kuq ose i verdhe).

Ora inteligjente do të jetë në gjendje të bisedojë me iPhone-t e të ofrojë funksione të rëndësishme në fitness e navigim turn-by-turn. Ajo mund të kontrollohet nërpermjet urdhërave të dhëna me zë. Bateria ka autonomi deri në 18 orë dhe një zgjidhje ekskluzive për rimbushje që e kombinon teknologjinë MagSafe të Apple dhe rimbushjen me induksion, me një lidhës që vihet në punë lehtësisht dhe fare shpejt.

sda-ats