
Asosacioni i Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn përmes presidentit të saj Jean Musy shpreh ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Cornelio Sommaruga, ish president i Kryqit të Kuq dhe një figurë shumë karizmatike që simbolizonte humanizmin e Zvicrës. Në vitin 2004 Cornelio Sommaruga ishte nderuar me Çmimin e Vitit që APES, që e ndan çdo vit për figurat me veprimtari të shquar.
Midis të tjerave në mesazhin e ngushëllimit shkruhet:
“APES shpreh keqardhjen tonë të thellë për vdekjen në moshën 91-vjeçare të Cornelio Sommaruga, laureatit të çmimit APES 2004. Sommaruga ishte një figurë udhëheqëse zvicerane si ish-president i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për 12 vjet përpara se të merrte përgjegjësinë tek e Qendra Ndërkombëtare Humanitare e Çminimit në Gjenevë (CIDHG). Ish-diplomati zviceran ishte karizmatik dhe kishte bindje të forta, duke simbolizuar Zvicrën humanitare në më të mirën e saj. Angazhimi i tij për të kërkuar zgjidhje në zonat e konfliktit shpesh korri rezultate konkrete për shkak të protagonistëve luftarakë që iu përgjigjën aftësive dhe shtatit të tij. APES dërgon ngushëllimet më të thella të komitetit tonë dhe të anëtarëve tanë për të gjithë familjen e tij, veçanërisht për djemtë e tij, Federico dhe Carlo Sommaruga. Jean Musy, President i APES”
*Fotografi nga arkivi i APES ku z.Sommaruga nderohej me Çmimin e nderit të shoqatës së gazetarëve të huaj më të vjetër me qendër në Gjenevë