„Se libri është pesha e mendjës dhe zhvillim i intelegjencës nuk është thenë kot“
Autori!
Kur e ke në dorë një libër me përmbledhje tregimesh për fëmijë nga një autore e cila edhe vetë është fëmijë qe nuk i ka mbushur njëmbëdhjë vjet jete, sigurisht se kjo ka një vlerë për artin e në veçanti dhe një emër i ri për letërsinë tonë shqipe.
Është krenari për prindërit por edhe për lexuesit e mirëfillt , për pasionin e fëmijëve artdashës për lexim dhe zhvillimin e intelegjencës të te rinjëve tanë në këtë shekull.
Letërsija për fëmijë në Dardani,ka kohë qe ka shënuar një ngritje të dukshme e cila premton shumë edhe nga krijueset e reja të cilat akoma nuk e kanë arritur moshën madhore,por me dashurinë dhe guximin titanik i kanë hyrë kësaj gjinie letrare dhe po dëshmojnë me sukseset e tyre të lakmueshme.
Shumë dekada më herët kemi pasur krijuesit e shquar qe kanë lenë gjurmë dhe kanë bërë emra në letësninë fëmijërore si: Mark Krasniqi,Rexhep Hoxha,Ymer Elshani,Gani Gjafolli,Rifat Kukaj,Agim Deva,Zejnullah Halili,Maksut Shehu,Anton Çetta,Ali Huruglica,Ymer Shkreli,Qamil Batalli, Skënder Zogaj etj.
Gjurmëve të këtyre krijuesve po ecën e sigurtë edhe pionierja e re njëmbëdhjetë vjeçare, Alisa Buçinca e cila krahas mësimeve gjeti kohë edhe për të krijuar këtë margaritar që do ti mbetët kulturës dhe lexuesve si një sihariq i veçantë,ku lexuesi i paionuar,do të gjen vetën aty me margaritarët e rrallë si dhe do ti shijojë vargjet e bukura ,në librin „APARTMENTI MISTERIOZ „(Tregime për fëmijë) botuar në gjashtëmujorin e parë e vitit kalendarik 2023 në shtëpinë botuese „Shkronja Print „ në Prishtinë.
Ballina e librit me tregimet e Alises,botuar në Prishtinë
Përmbajtët dhe tema e tregimeve kryesisht janë të lidhura me botën fëmijërore dhe përjetimet e bukura të tyre, ngase nëpër tregime është e kultivuar fortë bukur dhe me mjeshtri fantazija si xeherore e krijuesës se re për fëmijë!
Libri „Apartmenti Misterioz“ përmban gjithësejt dymbëdhjetë tregime dhe secili tregim në mënyërn e vet është i kompletuar dhe i tipizuar me rrugën e zhvillimit mendor të botës së fëmijëve, bashkë me imagjinatën dhe fantazinë e tyre. Tregimet në këtë libër janë të shkruara me një gjuhë të rrjedhshme, çka jep me kuptue se krijuesja e re Alisa Buçinca, ka një bagazh njohurish nga fusha e artit dhe kulturës se leximit.
Për këtë moshë të fëmijëve,tregimet e Alises,janë të afërta të kuptueshme, tërheqëse dhe ato zgjojnë kërshërinë dhe fantazinë për lexuesin.
Neki Lulaj bisedë rreth librit“Apartamenti Misterioz“ në Vushtrri nxënësen e talentuar Alisa Buçinca
Gjatë leximit të tregimeve të saja lexuesi e ka shumë lehtë të dallojë se kjo krijuese e re në këtë libër ka shkrirë ne mënyrë brilante mendimin e vetë në hartimin e tregimeve sa te bukura aq edhe interesante , duke e mbështetur talentin e saj në konceptin fëmijëror dhe me një tematik të larmishme i ofron lexuesit bashkëmoshatar brumin edukues shprehur në mënyrë origjinale me botën qe e rrethon dhe i përukupon.
Bota krijuese Alises,ja ka siguruar një vend meritor ne Sofrën e gjinisë letrare me tregimet e saja shembullore.Çka është shumë interesant dhe rast i rrallë të fëmijët e kësaj moshe te gjejm thenjët:“Kush punon fiton.Dhe ky është fundi i kësaj historie.Jeta pa rregulla mund të dukët e mirë por është e vështirë.
Autorja me një çiltërsi të rrallë veshtron jetën fëmijërore në prizmen e saj endërron dhe jeton me tregimet e krijuara origjinale,rritet dhe luan me bashkëmoshatarët e vetë edhe
kur është në shkollë në klasë ne sheti por edhe jashtë atdheut me prindër për ndonjë pushim rasti .
Me duhët te ceki se Kadareja i madh nuk e thot kot ,se „Nese ke krijue një libër , ti ke krijue një qytet të terë“.Këtë e bëri edhe Alisa jonë e dashur!
Autorja librin e fillon me tregimin Ëndrra për Atdheun,ku ne një natë endërron vendlindjën e saj të bukur dhe me imagjinatën e saj fluturon drejtë atdheut dhe vendlindjës duke e dredhur ne rreshta bukurinë e pa shoqe të atdheut të shtrenjët vendlindjës se bukur dhe gjyshes të saj si gjenë me e shejtë e jetës .Pra atdheun dhe lirinë e bart me vete si gjen çmuar dhe nuk e ndërron me asnjë bukuri tjetër mbi natyrore.!
Në vazhdim të imagjinatës ajo bashkë si të gjithë fëmijët edhe të lagjes por edhe të klasës ënderrojn profisionin e ardhshëm kur të rritën,nga me të ndryshmet se çfarë ju bie ndërmend,duke dhenë një porosi „ Puna është çelsi i jetës dhe lumturisë“ .
Ne një tregim tjetër autorja përshkruan një ngjarje interesante dhe tejët të çudtshme për moshën e saj.Duke përshkruar jetën e një studenteje qe quhej Gresa,pastaj qiradhenësi xha Kristi,komshiu Dani,mikja e saj Elana ,Policinë dhe renja në kurth e xha Kristit ,me sjelljet e tija misterioze si kriminel.
Alisa, si nxënëse e zellshme dhe shumë pedante,si krijuese dhe një preferuese e rrallë e rregullave të jetës edhe në tregimin e radhës; Jeta pa rregulla , imagjinon një bashkëmoshatare 11 vjeçare se cilës i vështërsohet jeta ngase nuk është e rregullt as në shtëpi ,as në shkollë, as në pastërti, as me shoqëri ,duke parë dembelin si gjenë me të pa dobishme të jetës,dhe çortimët nga prinderit ,mësuesja nuk i merr ato si serioze,dhe krejt me fund kur fillojnë i terë rrethi ta përbuzin si dembele e kupton se jeta pa rregulla nuk është jetë .Si përfundim a jo pranon të gjitha gabimet e bëra dhe zotohët se ne të ardhmën gjera te tilla nuk do të përseritën.Njeriu mëson nga pësimet dhe gabimet shumë.Kurse ajo behët si shembulli më i mirë, në shkollë, shoqëri dhe në familje.
Sigurisht se kisha për tu hyrë ne hak lexuesve sikur të beja analizën edhe të ndonjë tregimi tjetër, andaj miqët e nderuar ju mbetët juve qe të ndieni kenaqësinë e radhës sikut ta lexoni librin në terësi!
Po kush është Alisa Buçinca,e lindur me 09.10 2011 në Prishtinë jeton në Vushtrri ku dhe vijon mësimet e fillorës,është fëmiu i madh i Agonit dhe Vlorës dhe ka një vëlla dhe dy motra me të vegjël dhe rrjedhë nga një familje fisnike.Gjyshi i saj Ali Buçinca,ishte farmacisti i parë me fakultet në Komunën e Vushtrrisë, i cili deri ne vdekje ishte drejtor i Barnatorës shtetërore në Vushtrri,kurse gjyshja e saj Safija,imfermjere ne shtëpinë e shëndetit, po në Vushtrri, babai i saj Agon Buçinca është Stomatolog i specializuar në Vushtrri kurse e ema Valbona me profesion imfermjere ndërsa xhaxhai i Alises Armendi,është nëpunës në Ambasadën amerikane në Prishtinë.
Shpina e librit Apartmenti Misterioz,autorja Alisa Buçinca
Vazhdoj se analizuari tregimet e pionirës tonë, ku ajo na sjellë botën e imaxhinuar lodrat në kopshtin e fëmijëve qe përmes dashurisë për artin shtjellon fabullat aq të bukura, mirë të zgjedhuara dhe me një kujdes të veqantë të shtjelluara .
Kjo autore me një pedanteri të rrallë përcjellë mesazhe edukative por edhe psikologjike në botën e virgjër të bashkëmoshatarëve të saj…….
Paraqitja e temave dhe shtjellimi i tyre subjekti dhe antagonizmat mes njerëzve të moshave të ndryshme marrëdhenjët mes fëmijëve,nënësve ,babait, xhaxhait, gjyshës ,mësuseses, rrethit dhe shoqërisë i japin mundësi Alisës, qe të dalë para lexuesve shumë e matur e kursyer me mendimin e matur dhe me fjalë të bukura qe skalitë figura edukative duke qenë çdo herë në ball të se mirës shprehur me një gjuhë te pasur te kulluar te ëmbël dhe te rrjedhshne.
Me një mendësi edukative Alisa përcjellë edhe botën çapkene të fëmijëve duke spikatë me një gjuhë te pasur çka mendoj se ky libër është dhuratë shumë e çmuar e këtij viti për fëmijët tanë..Urojmë qe pema e krijueses se re Alisa Buçinca, të kulmoj me prurje të reja dhe ti dhurojë lexuesve edhe më shumë fruta të ëmbla dhe kokrra të shëndosha të cilat padyshim fëmijëve tanë u nevojitën sot nesër dhe gjithëmonë.
Autorës suksese !
Qershor 2023