Njeri i madh në historinë e kulturës së kombit që me aktivitet të vazhdueshëm shkelqen me Njeri i madh në historinë e kulturës së kombit që me aktivitet të vazhdueshëm shkelqen me punën e vetmohimin e tij, me dituni e njohje të gjanë, si shembull i rrallë i historisë tonë moderne.
Gazetar, kronist, shkrimtar, prift katolik i ritit Bizantin i dedikuem që ka sherbye și prift me sukses për shumë dekada.
Shtetas Shqiptare i dekretuem nga Presidenti Berisha me 1994.
Doctor Honoris Causa në Etnologji, prej Akademisë së Shkencave, Tiranë 1995.
Medalja e Artë e Lidhjës së Prizrenit, me dekret të Presidentit Ibrahim Rugova, 2003.
Drejtor i hulumtimeve Socio Kulturale Gjergj Kastrioti Skenderbeg dhe autor i shumë studimeve gjuhësore dhe etnografike mes Arbëreshve, në Shqipni dhe në rreth të ngushtë të Arvanitasve në Greqi, ku asht interesue kryesisht për kangët tradicionale gojore, për aspektet gjuhësore e lettare: (Vatra Jonë 1966-1970), Buletini i Komunitetit Shën Kostantini Shqiptar (Piacenza).
Lidhja (1980 deri me 2005) me shkrime e studime të autorëve të ndryshëm nga kultura, tradita, muzika dhe literatura e besimeve Arbëreshe.
Me 1973 në mbrendinë e revistës Zgjimi publikon permbledhjen Vallet e Arbërshve në Shën Kostantin. Zakone e tekste (Vallet pirrike në Shën Costantino Albanese).
Perdorimi dhe landët ku furnizon tekstet verbale me pershkrime.
Atë Antonio Bellusci ndejti aktiv deri në fund të jetës si prift e studjues në Frasnitë (Cosenza), ku drejtoi Bibliotekën the Muzeumin Etnografik të Hulumtimeve.
Simbas mendimit tim qe nga shekulli 19, paraardhësi i tij Jeronim de Rada (Girolamo de Rada 1814-1903) ka qenë nji Arbëresh folklorist, avokat, dramaturg, poet Rilindas the skrimtar. Tridhet vjet mbas vdekje së tij vjen trshiguesi i ri, kolosi Antonio Bellusci, që me meritë mbërrin famën e de Radës me të gjitha vetitë e aktivitetet intelektuale, njerëzore e patriotike.
Ky asht konkluzioni im bashkë me familjet tona, ku ai qe i pranishëm me ne për rrafsh 35 vjet. Ai siç e thotë në raportin e tij ka pasë respekt e muhabet me nanën tonë Rushë, që i vleftësoi ndjenjat dhe intinuitetin e saj tradicionale Shqiptare.
Na bani vizita të shumta në New York, tue ndejtë me familjen tonë me javë e ditë, sidomos te Gianni (Sabit) dhe frekuentoi katër restorantet tona, ku takoi Ibrahim Rugoven, mysafirin tonë të adhuruem.
Gianni, Mike dhe unë e vizituem shum herë në Frasnitë (Frascineto), ku familja e te afermit e tij na priten bujarisht e me dashuni.
Vëllau Mike organizoi dasmën e vajzës Drita (2019), në nji lokal të zonës, vetëm për respekt e knaqësi me qenë afër Belluscit.
Gianni ka qendrue ma i afermt me te dhe së mbrami e ka visitue në Frascinet, Shtatorin e kaluem për ditëlindjen e tij të 89të, ku i premtoi se do të këthehet në Shtator të 2024 për celebrimin e ditëlindjes jubilare të 90të vjetorit të mikut tonë të shtrejtë, po kjo fatkeqësisht mbeti e pa realizueme.
Në Nandor 2011 bashkëshortja ime Ferideja dhe unë iu pëgjigjëm ftesës së Antonio Belluscit, me rastin e 50 Vjetorit të tij si prift. Prandaj morem këtë rrugëtim te bukur drejt Frascinetos.
Celebrim madhështor në kishën treqind vjeçare Arbëreshe Shen Maria e Butë, argëtimi muzikor nga Banda di Doria.
Falenderue pritjes tonë, Papas Antonio, personalitet madhor i qytetit dhe komunitetit Italo- Arbëresh, pritja jonë mori formë formale, me gjithë këto ceremoni të traditave Arbëreshe.
Dreka në restorantin lokal, ku grupi i priftënve bashkë me vendasit na u bashkue tavolinës me kangë tipike e tradicionale Arbëreshe na knaqi zemrat.
Ma vonë vizita jonë e paharrueshme ke BIBLIOTEKA BELLUSCI me mbarë familjen Bellusci, ku valoi flamuri kuq e zi dhe u kendue Himni Kombëtar i Shqipnisë.
Pa hy shum në detaje dhe përseritje të artikullit të tim të vjetër të vitit 2011mendova se ende asht aktual vendosa ta ribotoj si pjesë e dytë e kësaj IN MEMORIA.