Anthony Joshua, boksieri birtanik i cili është edhe kampion olimpiade ka fituar kundër Dillian Whyte në një ndeshje në kategorinë e rëndë
LONDRA – Anthony Joshua, boksieri birtanik i cili është edhe kampion olimpiade ka fituar kundër Dillian Whyte në një ndeshje në kategorinë e rëndë.
Ndeshja u zhvilluar në O2 Arena i cili ka një kapacitet prej 20 mijë personash, në kryeqytetin britanik. Fituesi i medalies së arit në lojrat olimpike të 2012-ës Joshua i cili nuk njeh asnjë humbje është përballur me 27 vjeçarin Whyte.
Joshua filloi me epërsi ndeshjen e tij kundër Whyte, ndehsje kjo e cila u zhvillua nën një atmosferë dhe presion të lartë të publikut. Ndërkohë Joshua ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij në raundin e shtatë me nakaut. Kjo është ndeshja e 15-të që Joshua fiton me nakaut pasi edhe 14 ndehsjet e mëparshme ai i fitoi në këtë mënyrë.
Joshua mori dhe revanshin ndaj Whyte pasi 6 vie më parë ai ishte mundur nga ky boksier. aa
Komentet