VOAL – Organizatori Eddie Hearn shpreson se më 11 nëntor në Las Vegas do të zhvillohet rindeshja mes Wladimir Klitschko dhe kampionit Anthony Joshua.
Hearn ka kërkuar tashmë lejen për arenën ku do të zhvillihet takimi, i cili mund të jetë edhe një javë më vonë, më 18 nëntor.
Ai konfirmoi se Joshua, pa asnjë humbje në karrierën e tij profesioniste, është gati të rindeshet me kampionin veteran botëror, të cilin ai e mundi në Stadiumin Uembli në prill.
Ukrainasi 41 vjeçar pritet të pranojë takimin. “Unë besoj se Wladimir Klitschko e dëshiron këtë dhe mendoj se vendi duhur është Las Vegasi,” tha Hearn.
Komentet