Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini pas suksesit që arriti në Eurovision në vitin 2004, këtë vit ajo do të komentojë netët live në BBC.
Kanali televiziv “BBC4” që transmeton Eurovision-in në Mbretërinë e Bashkuar, ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare që të prezantojë natën e parë live, më 9 maj, me komentatorin Scott Mills, shkruan KultPlus.
Anjeza Shahini ishte e para që dërgoi ngjyrat kuq e zi në një kompeticion si “Eurovision Song Contest’, në të cilin u rëndit e 7-ta me këngën “Imazhi yt” (The Image of You), mes 24 konkurrentëve të natës finale në Stamboll në vitin 2004.
Ylli qe shkelqeu dhe beri krenare ate dite Maji ! Me yllin e kenges ne Stamboll!