Anija kozmike Juno do të nisë një vizitë 20-mujore në gjigantin e gazit
SAN FRANCISCO – NASA të premten njoftoi se anija e saj kozmike Juno me madhësinë e fushës së basketbollit, do të futet 4.667 kilometra (2.900 milje) në brendësinë e reve të gazit që prodhon Jupiteri më 4 korrik.
Pas mbërritjes së saj në Jupiter, Juno do hidhet në veprim të shpejtë nën retë toksike për të mbledhur të dhëna të rëndësishme në lidhje me përbërjen kimike, origjinën dhe strukturën e planetit.
NASA njoftoi se anija ndodhet 13.8 milionë kilometra (8.6 milionë milje) larg nga Jupiteri, të kategorizuar si një “gjigant gazi” nga astronomët dhe planeti më i madh në sistemin diellor.
Edhe pse njerëzit kanë qenë në dijeni të Jupiterit për mijëra vite, ai vazhdon të mbetet shumë misterioz. Jupiteri është i pozicionuar pas Marsit, por me një largësi më të madhe nga sa është dielli nga Toka. aa
Komentet