Anija është 362 metra e gjatë, 66 metra e gjerë dhe 73 metra e lartë. Kostoja e ndërtimit të saj ka kushtuar rreth një miliard euro
PARIS – Anija për udhëtarë, “Harmony of the Seas”, e ndërtuar në portin Saint-Nazaire, në jug të Francës me anë të një ceremonie është nisur sot drejt ekspeditës së parë të saj.
Rreth 40 mijë njerëz ishin mbledhur në ceremoninë e inaugurimit të anijes së udhëtarëve.
Anija u ndërtua nga firma STX Francë në 32 muaj. Ajo është 362 metra e gjatë, 66 metra e gjerë dhe 73 metra e lartë. Kostoja e ndërtimit të saj ka kushtuar rreth një miliard euro.
Anija ka një kapacitet prej 6 mijë e 360 pasagjerësh dhe 2 mijë e 100 personeli. Anija e cila pritet të menaxhohet në detin Mesdhe nga shoqëria amerikane, Royal Caribbean peshon 227 ton.
Ndërkohë çmimet për të udhëtuar në këtë anije luksoze e cila ka në brendësi një sërë shërbimesh duke filluar nga pishinat deri tek sallat e lojërave, sipas komoditetit të dhomave janë nga 400 deri në 1 mijë e 200 euro. aa
Komentet