Kjo fotografi tregon mbretëreshën duke i prezantuar Kupën e Botës 1966 Bobby Moore, kapitenit të ekipit fitues të Anglisë. Ndeshja u luajt midis Anglisë dhe Gjermanisë Perëndimore më 30 korrik 1966 në stadiumin Wembley. Anglia fitoi 4-2 pas kohës shtesë
…Kur po mbaronte tërë finalja Angli-Gjermani Perendimore, Veberi i gjermanëve barazon 2-2. Në shtesë gjuan Hërsti, topi përplaset në tra, bie në tokë. Por brenda, apo jashtë saj? Gjyqtari zviceran Dinst, i drejtohet anësorit sovjetik, Bahramov, që rund kokën nëshenjë pohimi… Por nuk binden gjermanët. Dhe si për të dëshmuar të kundërtën, Hërsti shënon golin e katërt, i treti për të në këtë ndeshje, 4-2.
Edhe sot diskutohet për këtë gol ”fantazmë”. Ka edhe shpjegime anekdotike. Në një artikull të shkruar nga një gazetar i njohur italian, theksohet se sovjetiku Bahramov me… dy konserva haviari ia prishi mendjen njërit prej anëtarëve anëtarët të komisionit, i cili ishte nga Mali, (Afrikë), që ta cakonte atë gjyqtar anësor. Dhe arsyeja ishte se ai i kishte mëri gjermano-perendimorëve. Dhe e gjeti rastin. Meqë topi u largua nga një mbrojtës gjerman, Dinsti fillimthi dha korner. Por Bahramovi, kuadër i kulturës fizike në Baku të Azerbaixhanit, ngriti flamurin për gol!.. Atëherë Dinsti shkoi te Bahramovi që të merrej vesh me të. Mirëpo ky i fundit nuk dinte as gjermanisht dhe anglisht si Dinsti, i cili, nga ana tjetër, nuk dinte rusisht! U morën vesh kështu me shenja. Si memecët…(Sot ky problem zgjidhet me kamera të vogla televizive, që vendosen mbi traun e portës).
Sidoqoftë, Anglia fitoi Botërorin ’66. Dhe solli edhe një të renë evoluimin e sistemit 4-2-4, të nisur nga brazilianët, të cilën e shndërruan përfundimisht në 4-3-3. Për meritë edhe të trajnerit të saj, Alf Remsi, që pasi qysh nga viti 1956 nisi të drejtonte skuadrën modeste “Ipsui$”, kur ndodhej në kategorinë e tretë, e kaloi në kategorinë e dytë, pastaj në të parën, për t’u bërë trajner i kombëtares angleze më 1963….
Ky botëror shënoi një befasi të papërfytyrueshme. Italianët, dy herë kamionë të botës, u mënjanuan nga skuadra diletante e Koresë ss Veriut,(1-0)0. Kjo skuadër për pak nuk kaloi në gjysmëfinale, sepe në takimin e Portogalinë udhëhiqte 3-0. Por ishte Eusebio, perla nga Mozambiku, që shënoi tre gola dhe pastaj me dy gola të tjerë portogezët e mbyllën ndeshjen 5-3 në favorin e tyre.
Finalja
Angli-RF Gjermane 4-2, me shtesë loje;
Anglia- Benks, Koen, Xh. Çarlton, Mur, Uillson, Staillz, B.#arlton, Pitërs, Boll, Hant, Hërst;
RF Gjermane- Tilkovski, Hëtges, Shulc, Veber, Shnelinger, Overat, Zeeler, Bekenbauer, Haler, Emerih.
Gjyqtar- Dinst, (Zvicër)
Golshënuesi më i mirë- Euzebio, (Portogali), 9 gola;
Nga galeria e yjeve:
Bobi Çarlton, (Angli), Euebio, (Portogali), Zeeler, (Gjermane), Jashin ,(B.Sovjetik), B.Mur, (Angli), Bekenbauer, (RF Gjermane), Hërst, (Angli).
Komentet